Zgjidhja nuk vjen nga klasa politik por nga krijimi i SPAK

Stiljan Dedja

Sipas mendimit tim, situata e acaruar politike në vend, do të mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet “Prokurorisë posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” si dhe : “Njësisë së posaçme të saj” atë të: “Byrosë kombëtare të hetimit” apo SPAK. Patjetër që nëpërmjet këtij organizmi, do të bëhet e mundur nxjerrja nga skena politike të aktorëve politikë, të cilët kanë shqetësuar prej shumë vitesh skenën politike shqiptare,e cila falë kontributit negative të këtyre politikanëve të korruptuar, ka qenë shumë e acaruar dhe ka sjellë pengimin e hapjes së  negociatave me Shqipërinë. Zgjidhja politike tashmë, nuk mund të vijë më, nga aktorët politikë aktualë, të cilët e kanë çuar situatën politike në buzë të greminës dhe pa një zgjidhje. Mendoj që largimi dhe vënia përpara drejtësisë të disa politikanëve, që kanë krijuar këtë situatë të rëndë politike, duke penguar madje edhe ecurinë e reformës në drejtësi, është një akt dhe kusht i domosdoshëm, zgjidhja e së e cilës, do të vijë vetëm nëpërmjet SPAK. Largimi i  tyre nga skena politike, do të krijojë kushte të favorshme për lehtësimin e situatës politike shqiptare, nga këta politikanë të korruptuar, që nuk pranojnë metodën europiane demokratike të marrjes së pushtetit vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Ata vazhdimisht kanë qenë precedentë të krijimit të trazirave të njëpasnjëshme dhe të dëmtimit të imazhit të vendit. Anulimi i  datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe mosdekretimi i një date tjetër, nga ana e presidentit, ka për qëllim, sipas meje,  dhënies kohë të krijimit të SPAK, e cila do të pastrojë skenën politike shqiptare nga penguesit e vjetër të demokracisë. Kuptohet që kandidatët e zgjedhur për kryetar bashkie, do të kalojnë në këtë filtër Europian dhe Amerikan dhe pastaj atyre do t’u jepet mundësia për të kandiduar. Qysh sot e tutje çdo kandidaturë do t’i nënshtrohet reformës në drejtësi dhe pastaj do të vendoset për fatin e tij politik. Pastrimi i menjëhershëm i skenës politike shqiptare nga ata politikanë që vazhdimisht krijojnë trazira në vend, është një detyrë imediate e organeve të drejtësisë Shqiptare, Europiane dhe atyre Amerikane. Zgjidhja tashmë nuk do të vijë nga politika shqiptare, e cila tashmë ka treguar se nuk është e aftë ta bëjë këtë gjë, por ajo do të vijë nëpërmjet drejtësisë shqiptare dhe organeve ligj zbatuese. SPAK dihet që është në momentet e fundit të konstituimit të tij dhe atij do t’i duhet edhe pak kohë për të nisur funksionimin e tij, por ai patjetër, duhet të krijohet dhe të ngrihet përpara zgjedhjeve lokale të kësaj radhe. Prandaj mendoj që presidenti me veprimin që bëri i dha kohën e nevojshme dhe të domosdoshme futjes në eficencë të këtij organizmi të domosdoshëm të reformës në drejtësi. Patjetër që vendimi i presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve, mund të shikohet në dy aspekte. E para:- si një vendim që dëshiron t’u japë kohë palëve, apo partive politike të arrijnë një konsensus, për të shkuar në zgjedhje, gjë e cila nuk më rezulton kështu. Shihet qartë që palët janë shumë larg në qëndrime nga njëra tjetra dhe konsensusi nuk duket në horizont dhe:- për mua nuk besoj të jetë ky qëllimi i Metës. E dyta:- Siç përmenda më sipër ky vendim konsiston në dhënien kohë SPAK për tu krijuar përpara zgjedhjeve dhe për të bërë spastrime politikanëve të përlyer në korrupsion. Besoj që kjo e dyta, për mua, është qëllimi kryesor i presidentit dhe besoj të jetë kështu. Vendimi i tij duhet të përshëndetet nga të gjithë, pasi krijon impakt pozitiv në zgjidhjen e konflikteve të zgjatura dhe të përsëritura në Shqipëri. Kjo do të influenconte në shfryrjen e tullumbaces së fryre me qëllim keqdashës nga persona dashakeqës ndaj rrugës europiane të Shqipërisë. Po përse z. President deklaron të parën dhe jo arsyen e dytë që ai ka ndërmend dhe është e vetmja zgjidhje për vendin tonë? Ndoshta kjo pyetje kërkon kohë për t’u shpjeguar, sepse mbarsja dhe bashkimi i shumë problemeve bashkë në skenën politike shqiptare krijojnë një mjegullnajë dhe nuk të lënë mundësi për të shikuar më larg, siç shikon e gjithë bota demokratike në europë dhe në botë. Unë gjykoj, dhe prirem që të jetë kështu dhe jo arsyeja e parë, sepse besoj në këmbënguljen Amerikane në konsolidimin e reformës në drejtësi, si e vetmja rrugë për shpëtimin e popullit shqiptar nga babëzia dhe tradhtia, ndaj interesave të kombit tonë, nga këta të njëjtët politikanë të shpërfillur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet