“Zgjidhja”: Fermerët po falimentojnë, ja si i flakin prodhimet në Fier (VIDEO)

Partia “Zgjidhja” e drejtuar nga Koço Kokëdhima ka denoncuar sot faktin që mijëra fermerë të vegjël po rrënohen pasi prodhimet e tyre nuk shiten.

Këto pamje janë marrë nga fshati Strum i Fierit, ku fermerët u detyruan t’i flaknin arkat me tranguj. Në mesazhin e saj “Zgjidhja” premton politika mbrojtëse dhe zhvilluese në bujqësi, në mënyrë që Shqipëria të sigurojë ushqimin e përditshëm dhe të eksportojë.

Mesazhi i plotë

Me mijëra fermerë të vegjël në mbarë Shqipërinë janë rrënuar. Prodhimet e tyre nuk shiten në tregjet e mbushur me prodhime të importit. Mundi dhe djersa e një viti përfundojnë në kanal, siç ndodh me këta fermerë të fshatit Strum të Fierit. Arkat me tranguj nuk arritën t’i shisnin as në tregjet e Lushnjës dhe as të Fierit, ndaj ata u detyruan që t’i flaknin poshtë. Rilindja nuk e ka fare në axhendë zhvillimin e bujqësisë, por vetëm importet nga klientët e saj që u marrin shqiptarëve 1 miliard dollarë në vit. ZGJIDHJA do të zbatojë politika mbrojtëse dhe zhvilluese që Shqipëria ta sigurojë vetë ushqimin e përditshëm dhe të eksportojë prodhime bujqësore, duke i dhënë jetë fshatit dhe bujqësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet