‘Zgjidhja’ do të rikthejë Republikën, sovranitetin dhe demokracinë përfaqësuese

Vladimir Lulaj

Partia “Zgjidhja” u krijua para dy vitesh sepse dëshironte dhe dëshiron që në Shqipëri të mos ketë më asnjë njeri të varfër, asnjë të pashkollë, asnjë të papunë, asnjë të pastrehë, asnjë të papronë, asnjë të pambrojtur nga shteti, asnjë të pasigurtë, asnjë të palirë, asnjë të diskriminuar, asnjë të burgosur, asnjë të pashpresë..

Partia “Zgjidhja” u krijua sepse dëshironte dhe dëshiron që në Shqipëri rinia ta ndërtojë jetën e begatë jo duke emigruar, por duke punuar me pathos dhe përkush-tim brenda vendit të vet; që brezat të pasurohen, të shtohen e pleqërohen duke gëzuar të mirat materiale, shpirtërore, arsimore, profesionale, shkencore, artistike, sportive, tradicionale dhe kulturore; duke jetuar në harmoni permanente me njeri – tjetrin dhe ndërtuar ekonominë viable kombëtare, sociale, familjare dhe individuale  me punë të nderëshme dhe respekt reciprok; duke kultivuar konceptet “ligji është mbret dhe populli sovran”; kurse shteti, siç ka thënë Lasali, ka për mision dhe detyrë “..të jetë roje nate” për të mbrojtur kombin e vet..

Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, z.Koço Kokëdhima, ka thënë: “Partia ‘Zgjidhja’ bën pjesë në matricën e alternativës strategjike të mirëqënies popullore; kjo është parti e rreshtuar në frontin politik të qendrës së majtë, që punon e lufton për të marrë pushtetin politik me synim dhe qëllim imediat dhe perspektiv për ta zhvendosur tërë popullin shqiptar “djathtas” në pikëpamje materiale; pra ka si qëllim strategjik permanent t’u japë njerëzve të varfër mundësinë për t’u pasuruar”.

Ju e dini se liderët e PD-LSI kanë filluar të artikulojnë disa nga idetë e parashtruara me vizion, kompetencë, qartësi, racionalitet, inteligjencë dhe seriozitet nga partia ‘Zgjidhja’. Midis tyre, drejtuesi i selisë blu dhe koordinatori i ‘opozitës së re’ po thonë me gjysëm zëri, pasi dolën në opozitë, se ndryshimet kushte-tuese të vitit 2008 ‘paskan qenë të gabuara’..

Por askush nuk guxon të artikulojë atë mëtim, që prej dy vjetësh e ka thënë dhe po e rithotë kryetari i partisë Zgjidhja, z. Koço Kokëdhima, se: më 21 prill 2008, pas marrëveshjes antikushtetuese, antikombëtare dhe antishtetërore të nënshkruar nga Sali Berisha dhe Edi Rama, brenda gjysëm ore u ndryshuan 11 nene të kushtetutës së 28 nëntorit 1998, që rrëzuan Republikën dhe vendosën sistemin destruktiv të kryetarëve të dyadës antipopullore PD-PS; të cilët, si Luigji i 14-të, “mbreti diell” në Francën e vitit 1655, që thoshte “Shteti jam unë..”, morën tagër të emërojnë deputetet e Kuvendit Popullor dhe po sillen si sundimtarë të Republikës, si kryeministra mbretër pa kurorë..

Prej 28 vitesh PD-PS-LSI dhe vasalet e tyre kanë kultivuar shtetin politik destruktiv ndaj detyra e partisë ‘Zgjidhja’ është të ndërtojë shtetin modern juridik në shërbim të interesave të përgjithshme të popullit, që njeh si sovran kushtetutën dhe ligjin e trajton si mbret.

PD-PS ka rrëzuar Republikën më 21 prill 2008 ndaj partia ‘Zgjidhja’ duhet t’ia rikthejë Republikën Shqipërisë, kurse popullit shqiptar sovranitetin dhe demokracinë përfaqësuese.

Triada PD-PS-LSI ka pushtuar dhe sundon shtetin ndaj partia ‘Zgjidhja’ do ta “çli-rojë” parlamentin nga “zgjedha” destruktive e partive-shtet; për t’i kthyer popullit të drejtën për të zgjedhur drejtpërdrejt deputetët e tij, duke u rikthyer tek kushtetuta e 28 nëntorit të vitit 1998; si dhe do ndajë përfundimisht partitë nga shteti, duke  e kufizuar rolin e subjekteve politike brenda pushtetit të deleguar elektoral, sipas verdiktit të popullit. Në këtë kuadër pushteti i përkohshëm politik do të funksionojë si administratë ekzekutive 4-vjeçare, llogaridhënëse përpara Kuvendit Popullor, me nomenklaturë të kufizuar, si shërbëtore besnike dhe jo sundimtare e shtetit ligjor, siç ka funksionuar nga viti 1991 deri më sot..

Partia ‘Zgjidhja’ do ta zgjidhë çështjen kombëtare, duke zbatuar idenë e heroit kombëtar Ismail Qemali, që ka thënë se Shqipëria duhet të bëhet një shtet federal me dy republika, ajo e gegëve dhe e toskëve. Tashmë këto dy republika ekzistojnë dhe mjafton organizimi i dy referendumeve popullore nga qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës që të bëhemi një shtet federal me ekonomi kombëtare.

Raporti midis punës dhe kapitalit dominohet nga puna. Partia ‘Zgjidhja’ në pushtet do nismojë miratimin e ligjit organik për punësimin e plotë joinflacionist dhe ndërtimin e sindikatave të pavarura ligjërisht nga pushtetet e përkohshme politike.

Për të garantuar mbrojtjen e sigurtë ushtarake të Atdheut dhe sigurinë e rendit të brendshëm do të bëhen reforma strategjike që do mundësojnë forca, mjete, teknikë luftarake moderne dhe logjistike me organizim dhe drejtim unik; do të garantohet zbatimi nen për nen i statusit të ushtarakut; si dhe do reformohet policia e shtetit, për t’a departizuar plotësisht, bërë më pak të dukëshme dhe krejtësisht efikase nëpërmjet modelimit parandalues ndaj veprimtarive keqbërëse.

Ndërtimi dhe funksionimi i shtetit juridik do t’i japë më shumë kompetenca demokracisë përfaqësuese, duke i zgjedhur populli dhe jo emëruar pushtetet politikë magjistratët, gjyqtarët dhe prokurorët. Gjykimi do të funksionojë me juri gjykuese vendimmarrëse, sipas modelit të SHBA.

Për të garantuar një ekonomi kombëtare të gjallë do të funksionojë divizioni miks i xhandërmarisë i cili do kryejë detyra të posaçme në kohë paqe dhe kohë lufte.

Partia ‘Zgjidhja’ do t’i sugjerojë elektoratit shqiptar zhvillimin e një referendumi popullor për vendosjen ose jo të dënimit kapital, me vdekje, për disa vepra shumë të rënda penale dhe nëse populli do të bjerë dakort, ky ligj do të zbatohet për minimumi 10 vite, pastaj referendumi do të ripërsëritet dhe zhvillimet do jenë sipas verdiktit të shoqërisë civile shqiptare..

 

*Fjala e nënkryetarit të partisë ‘Zgjidhja’ në Kongresin e I-rë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet