×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zgjedhorja/ Orët e fundit të afatit! Sot në 17:00 Këshilli Politik! A do të arrijë politika të zgjidhë divergjencat?

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sot në orën 17:00 ndërsa në axhendë është diskutimi mbi teknologjinë, Administratën Zgjedhore, fushatën zgjedhore, cështjen e trajtimit të ankimimeve dhe cështjet e tjera te mbetura të hapura.

Nesër është afati i fundit që vetë palët vendosën për miratimin e reformës zgjedhore, por a do të arrijë politika shqiptare të mbajë premtimin për të kapërcyer pritshmëritë? Pikëpyetjet janë të shumta në tryezën e Këshillit Politik, aq më tepër pas propozimeve të minutës së fundit që PD-ja futi në diskutime. Palët i ndajnë shumë çështje.

Përpos faktit që kërkon që rolin e Kolegjit Zgjedhor ta marrë Gjykata Kushtetuese, që të jetë kjo e fundit që të vendosë për fatin zgjedhjeve pas apelimeve të palëve politike, PD ka kusht të panegociueshëm identifikimin biometrik në të gjithë vendin si e vetmja garanci, që sipas saj do të pengojë mbushjen e kutive të votimit. Por shumica socialiste thotë për këtë nuk ka kohë dhe garanci nga teknologjia dhe pranon kushtin të pjesshëm, pra që identifikimi biometrik të jetë vetëm në zona të caktuara.

Administrata zgjedhore është një tjetër ngërç, ku PS-ja e kërkon të plotë depolitizimin, ndërsa PD-ja akuzon se nuk ka besim pasi sipas tyre, Edi Rama do të vendosë militantë për të kontrolluar procesin. Opozita në Kuvend ka vetëm një kusht, ndryshimin e sistemit. Por këto dhe shumë cështje të tjera, presin konsensus, për arritjen e së cilit, dje Damian Gjiknuri u shpreh se do të ishte i nevojshëm edhe një takim Rama-Basha.

Deri tani palët kanë arritur të gjejnë konsensus për 5 pika që lidhen me financimin e partive duke rritur financimin nga ana e shtetit  dhe ulur ndjeshëm financimin nga privati, kuotën gjinore në zgjedhje ku 1 në 3 emra në lista do të jetë një grua, ndryshimi i periudhës zgjedhore, sistemin e monitorimit të kamerave dhe praninë e policisë në zgjedhje jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi. ShBA dhe BE kërkuan nga palët që të lëshojnë dhe ta mbyllin reformën brenda 31 majit, pasi askush nuk merr gjithçka, pasi ky është rregulli i negociatave.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Takim Kosovë-Serbi nga Merkel e Macron, Grenell: I lumtur, urojmë të përfundojë çështja e vizave

Takim Kosovë-Serbi nga Merkel e Macron, Grenell: I lumtur, urojmë të përfundojë çështja e vizave

Publikuar më 08.07.2020
Richard Grenell ka mbështetur takimin e datës 10 korrik mes ...

Richard Grenell ka mbështetur takimin e datës 10 korrik mes Serbisë dhe Kosovës, të organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi shprehet:  “Jemi të lumtur që shohim se europianët do të takohen më 10 korrik për të diskutuar me Kosovën dhe Serbinë. Ofrojmë […]

Lexo më shumë

Takimi i Ramës me opozitën parlamentare, Murrizi: Nuk votojmë reformën zgjedhore pa lista të hapura

Takimi i Ramës me opozitën parlamentare, Murrizi: Nuk votojmë reformën zgjedhore pa lista të hapura

Publikuar më 07.07.2020
Deputeti dhe përfaqësuesi i Opozitës Parlamentare, Myslim Mu...

Deputeti dhe përfaqësuesi i Opozitës Parlamentare, Myslim Murrizi, ka deklaruar pas përfundimit të takimit me kryeministrin Rama se nuk pati marrëveshje, pasi kryeministri sipas tij ka marrëveshje paraprake me PD e LSI. Murrizi tha ndër të tjera se ai dhe kolegët e tij nuk do ta votojnë marrëveshjen e 5 qershorit nëse nuk do të […]

Lexo më shumë

“Të gjitha palët duhet të bëjnë lëshime”, Rama: Nuk gjetëm gjuhën e përbashkët me opozitën parlamentare

“Të gjitha palët duhet të bëjnë lëshime”, Rama: Nuk gjetëm gjuhën e përbashkët me opozitën parlamentare

Publikuar më 07.07.2020
Kryeministri Rama ka folur për mediat pas daljes nga diskuti...

Kryeministri Rama ka folur për mediat pas daljes nga diskutimi me përfaqësuesit e opozitës parlamentare në lidhje me sistemin zgjedhor. Rama ndër të tjera tha se ende nuk është arritur një marrëveshje me opozitën parlamentare me parlamentin. “Jemi  të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve, të arrijmë një konsensus trepalësh, ku […]

Lexo më shumë

Përfundon takimi 80 minutësh me Ramën/ Hajdari: Nuk u vendos gjë! S’tërhiqemi nga Listat e Hapura edhe nëse na bëjnë presion të huajt

Përfundon takimi 80 minutësh me Ramën/ Hajdari: Nuk u vendos gjë! S’tërhiqemi nga Listat e Hapura edhe nëse na bëjnë presion të huajt

Publikuar më 07.07.2020
Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka bërë me...

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka bërë me dije se as në këtë takim të dytë nuk ka vendimmarrje lidhur me vazhdimësinë e Reformës Zgjedhore dhe miratimin ën Kuvend. Hajdari thotë se nuk do të ketë tërheqje nga listat e hapura edhe nëse bëhet presion nga opozita jashtëparlamentare apo dhe nga të huajt. “I […]

Lexo më shumë

Paralajmëron Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! S’jam për lista të hapura, por deri në fund s’i dihet!

Paralajmëron Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme në Bashki! S’jam për lista të hapura, por deri në fund s’i dihet!

Publikuar më 07.07.2020
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me d...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takime me deputetët sipas qarqeve, ku ka ndarë detyrat për fushatën zgjedhore 2021 dhe ka dhënë paralajmërime të qarta se nuk ka zgjedhje të parakohshme në Bashki dhe se nuk është për lista të hapura. Në preferencën e tij nuk janë listat e hapura, megjithatë shefi i qeverisë […]

Lexo më shumë

OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve

OSBE rrëzon opozitën e re: Ndryshimi i sistemit duhet të nisë një vit para zgjedhjeve

Publikuar më 07.07.2020
OSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshi...

OSBE ka rrëzuar kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit, me anë të së cilit synohet hapja e listave. Nëpërmjet përfaqësuesit të tyre në Shqipëri, këshilltarit për reformën zgjedhore, Florian Hobdari, OSBE ka vënë theksin se procesi për ndryshimin e sistemi zgjedhor duhet të nis një vit përpara zgjedhjeve. Pas ndryshimit të periudhës zgjedhore, si […]

Lexo më shumë

Reforma Zgjedhore/ PPE: Paketa e ndryshuar të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale, të nisë procedimi penal për dosjet 184 dhe 339

Reforma Zgjedhore/ PPE: Paketa e ndryshuar të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale, të nisë procedimi penal për dosjet 184 dhe 339

Publikuar më 07.07.2020
Partia Popullore Europiane PPE ka uruar konsensusin për marr...

Partia Popullore Europiane PPE ka uruar konsensusin për marrëveshjen në Këshillin Politik si dhe ka kërkuar miratim sa më shpejt të Paketës së ndryshuar për Kodin Zgjedhor dhe zbatimin e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e lokale. PPE shkruan se konsensusi mes palëve ishte kusht kryesor nga BE për fillimin e negociatave teksa shton […]

Lexo më shumë

‘Zgjidhja’: Paratë e PPP-ve të shkojnë për ekonominë

‘Zgjidhja’: Paratë e PPP-ve të shkojnë për ekonominë

Publikuar më 07.07.2020
Anxhela Likrama, kryetare e Forumit të Politikave në partinë...

Anxhela Likrama, kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’, duke iu referuar lajmit se qeveria do të paguajë 61 milionë euro për koncesionet dhe PPP-të, megjithëse Ministria e Financave parashikoi uljen e prodhimit të brendshëm bruto të vendit me 1.8 miliardë euro, krahasuar me një vit më parë, u shpreh se pagesat e fryra […]

Lexo më shumë