Zgjedhjet/ Ulqin: Partitë shqiptare kanë numrat për të qeverisur, ja mandatet

Rezultati i zgjedhjeve lokale të së dielës në Ulqin jep një shpresë të re me qeverisjen ndryshe që mund të krijohet nga partitë shqiptare.

Pjesëmarrja e 62,75 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, ishte shenjë ndryshimi, ndërsa rezultatet paraprake të Qendrës për monitorimin e Zgjedhjeve, CEMI, konfirmuan traditën zgjedhore në këtë qytet kur pjesëmarrja është e lartë.

Kështu, pas numrimit të votave, partitë shqiptar FORCA – me 9 këshilltarë, koalicioni ”Zgjohu Ulqin” 7 dhe UDSH me 3 këshilltarë mund të formojnë shumicën prej 19 këshilltarëve nga 33 sa ka Këshilli Bashkiak i Ulqinit.

Dhe nëse këtij koalicioni i shtojmë edhe 2 këshilltarët e URA-s së Dritan Abazoviçit, i cili gjatë fushatës ka shprehur hapur dëshirën që të ndihmojë subjektet shqiptare, atëhere mund të themi se DPS e Milo Gjukanoviçit përfundimisht mund të shkoj në opozitë.

Rezultati i zgjedhjeve lokale në Ulqin

Forca – 9 mandate

Partia Demokratike, Perspektiva dhe LD në MZ – 7 mandate

Unioni Demokratik i Shqiptarëve –  3 mandate

DPS – 9 mandate

SD e Malit të Zi – 3 mandate

URA – 2 mandate

Partia Boshnjake0 mandate

Demokratet e Malit të Zi0 mandate

SNP dhe Demokratski Front 0 mandate

SDP – 0 mandate

Të tjera

Abissnet