Zgjedhjet presidenciale në FSHF

Nesër do të mbahen në Durrës zgjedhjet presidenciale për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit. Këto zgjedhje janë më të diskutuarat se herët e tjera për shkak të konkurrencës së madhe. Në zgjedhjet e parafundit presidenti Armand Duka nuk pati kandidat. Kësaj radhe zgjedhjet do të zhvillohen në një presion shumë të lartë falë dhe kandidatëve që janë fuutur në këtë garë. Votimi do të zhvillohet në orën 9 të paradites. Tre janë kandidatët në garë për postin e institucionit më të lartë futbollitstik në vend. Bashkim Fino, Shpëtim Hala dhe Armand Duka. Duka është presidenti aktual i FSHF-së, që e mban atë post prej 4 mandatesh, e thënë ndryshe plot 16 vite.

Të shumta janë mbështetësit e tij pasi e shohin si një president i cili ka shumë meritë në kualifikimin e kombëtares shqiptare në evropianin e vitit 2016, çka ishte hera e parë që kuqezinjtë merrnin pjesë në një kompeticion ndërkombëtar. Projektet për vitet e ardhshme janë arma e tij e fortë dhe kërkon një tjetër shans që të tregoj akoma më shumë vlerat e tij. Ai ka premtuar se do të rikonstruktojë dy stadiume me ambiente të amortizuara dhe beson se kuqezinjtë do të kualifikohen në evropianin e radhës.

Kandidati tjetër i cili vjen nga politika, Bashkim Fino është zotuar se do të ndërtojë pesë stadiume të reja, gjë e cila në pamje të parë duket shumë e vështirë për tu realizuar pasi buxheti vjetor i FSHF-së është shumë i kufizuar. Fino ka qenë i akuzuar pasi vjen nga një fushë e cila nuk ka shumë lidhje me futbollin, politika. Debate të shumta janë bërë në kuadër të kësaj çështjeje sa që ka shkuar deri në veshin e UEFA-s dhe FIFA-s, të cilët kanë zbarkuar javën e kaluar në Tiranë dhe janë takuar me kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Shpëtim Hala është kandidati i tretë që do të marr pjesë në këto zgjedhje. Ai ka qenë në të kaluarën një arbitër dhe shprehet se do të bëjë më të mirën e mundshme në rast se zgjidhet president dhe do të ketë transparencë të plotë.

Të tjera

Abissnet