
Është zhvilluar seanca e parë gjyqësore mes studentëve dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Padia është ngritur nga Qëndresa Qytetare, e cila e konsideron këtë proces të parregulltë dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për arsimin e lartë dhe Rregulloren e zgjedhjeve në UT.
Mësohet se në seancën e parë u administruan provat e depozituara nga studentët, ndërkohë që shumë shpejt do të shqyrtohet kërkesa për pezullimin e zgjedhjeve në UT deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e gjykatës mbi thelbin e pretendimeve të ngritura mbi paligjshmërinë e KIZ.
“Beteja për të garantuar zgjedhje të ligjshme, të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse në Universitetin e Tiranës vazhdon, ndërkohë që në rast se Ministria nuk heq dorë nga zgjedhjet në 30 Korrik, sërish studentët dhe Qëndresa do t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar zgjidhje. Universitetet duhet të jenë modele frymëzuese të ligjshmërisë dhe demokracisë për shoqërinë”, shprehet Qëndresa Qytetare pas përfundimit të seancës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply