×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zgjedhjet në universitete, reagon unioni i Unioni i Këshillave Studentor: Nuk i njohim rezultatet, proces i minuar

Unioni i Këshillave Studentor ka reaguar në lidhje me caktimin e datës 30 korrik për zgjedhjet në Universitete. Përmes një deklaratë zyrtare, Unioni i Këshillave Studentor shprehet se studentët nuk do të jenë të pranishëm në votime dhe se ky process pa praniën e tyre është i padrejtë.

Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se procesi zgjedhor në universitetë është një farsë nëse nuk zbatohet urdhërat që lëshohen nga vetë MASR. Gjithashtu deklarata shton se Unioni i Këshillave Studentor nuk do t’i njohë rezultatet e dala nga këto votime.

Deklarata e plotë:

Unioni i Këshillave Studentor po ndjek me vëmendje të madhe procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë. Për një proces sa më gjithëpërfshirës dhe sa më të besueshëm ne si UNION I KËSHILLAVE STUDENTORË kërkojmë plotësimin e këtyre kushteve: 1. Duke qenë se 75 % e studentëve nuk ndodhen në auditoret e universitetit pasi sipas urdhrit të MASR vitet e ndërmjetëme do kthehen në universitete jo më para se muaji Gusht kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Universitetet të plotësojnë kushtet e transportit të studentëvë që ndodhen nëpër rrethe. Nuk mund të ketë një proces të drejtë kur mungojnë në votime studentët 2. Kandidatët për Rektor/Dekan por edhe për Senat Akademik duhet të plotësojnë çdo KUSHT që përmban rregullorja e zgjedhjeve nëpër universitetet publike. 3. Të garantohet angazhimi i marrë në kuadër të paktit për Universitetin, përcaktuar në pikën 4 të Urdhrit të MASR Nr. 8, datë 14.1.2020” për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit lartë” i ndryshuar dhe pikën 3 të Urdhrit nr.108, datë 8.5.2020 “Për shtyrjen e datës së zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese të institucioneve publike të arsimit të lartë për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shaktuar nga pandemia e COVID-19” me qëllim garantimin e integritetit akademik të kandidatëve për autoritete drejtuese Rektor/Dekan nëpërmjet procesit të verifikimit të ligjshmërisë së fitimit të gradës shkencore dhe titullit akademik, përfshirë kontrollin antiplagjaturë. Nëse Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ndjek zbatimin e urdhrave që ajo vetë lëshon kjo sjell minimin e besueshmërisë tek zgjedhjet. Nëse këto KUSHTE nuk merren parasysh ne e quajme këtë procese një farsë dhe nuk e njohim rezultatin e dalë nga këto votime.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini caktoi datën 30 korrik për zgjedhjet në Universitete. Kjo datë nuk është pritur mirë as nga Partia Demokratike, e cila shprehet se ky vendim lë jashtë votimit 75% të studentëve. PD-ja gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po tenton të kapë universitetin me zgjedhjet e 30 korrikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shansi i fundit për maturantët e vjetër, si të bëheni pjesë e garës për në universitete

Shansi i fundit për maturantët e vjetër, si të bëheni pjesë e garës për në universitete

Publikuar më 05.08.2020
Të gjithë maturantët e vjetër, të cilët ende nuk kanë apliku...

Të gjithë maturantët e vjetër, të cilët ende nuk kanë aplikuar për një degë në universitet e kanë tashmë këtë mundësi. Në ditën e mbylljes së portalit për aplikimet e Formularin A2, dikasteri i Ministrisë së Arsimit vendosi të hapë ato për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë mundësi shumë të rinjve të […]

Lexo më shumë

Beteja për universitetet, studentët i dërgojnë letër Metës: Mos dekreto fituesit

Beteja për universitetet, studentët i dërgojnë letër Metës: Mos dekreto fituesit

Publikuar më 28.07.2020
30 korriku shënon zgjedhjet në universitet publike për rekto...

30 korriku shënon zgjedhjet në universitet publike për rektorë dhe dekanë. Edhe pse ka patur shumë qëndrime kundër, duket se situata në të cilën ndodhemi nuk arriti t’i pezullojë këto zgjedhje. Zëri që i ka kundërshtuar më fortë, është ai i studentëve. të rinjtë shprehen se nuk mund të ketë zgjedhje pa studentë. Për këtë […]

Lexo më shumë

Thellohet skandali i zgjedhjeve në universitete, Komisioni i Etikës nuk zbaton urdhrin e Ministrisë për vlerësimin e kandidatëve

Thellohet skandali i zgjedhjeve në universitete, Komisioni i Etikës nuk zbaton urdhrin e Ministrisë për vlerësimin e kandidatëve

Publikuar më 27.07.2020
Këshilli i Etikës nuk zbaton urdhrin e Ministrisë së Arsimit...

Këshilli i Etikës nuk zbaton urdhrin e Ministrisë së Arsimit për vlerësimin e kandidatëve në universitete mbi punimet shkencore. Studenti Çeldo Brahimaj thotë se kandidatët nuk kanë marrë vlerësim në lidhje me gradët shkencore. Procesi është zëvendësuar me një vetëdeklarim të thjeshtë. Të pyetur nga “Shekulli”, universitetet nuk kanë dhënë përgjigje Enida Vërça Kanë mbetur […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 30 korrikut, studenti: Debatet janë politike, nuk përfaqësojnë problemet tona reale

Zgjedhjet e 30 korrikut, studenti: Debatet janë politike, nuk përfaqësojnë problemet tona reale

Publikuar më 24.07.2020
Agred Tafaj vjen nga radhët e studentëve me kandidaturën për...

Agred Tafaj vjen nga radhët e studentëve me kandidaturën për t’i përfaqësuar ata në Senatin Akademik në Fakultetin e Drejtësisë. Studenti ndan me “Shekulli”-n platformën dhe objektivat. I riu thotë se debati për zgjedhjet është politizuar dhe nuk është në interes të studentëve Enida Vërça Agred Tafaj vjen nga radhët e studentëve me kandidaturën për […]

Lexo më shumë

“Ka pedagogë dhe studentë të infektuar me Covid”, Shahini: Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 korrik

“Ka pedagogë dhe studentë të infektuar me Covid”, Shahini: Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 korrik

Publikuar më 23.07.2020
Edhe pse ndodhemi në kushtet e pandemisë, ku nuk lejohen gru...

Edhe pse ndodhemi në kushtet e pandemisë, ku nuk lejohen grumbullimet, për ministren e Arsimit, Besa Shahini ky fakt nuk do të ndikojë në zhvillimin e zgjedhjeve për universitetet në datën 30 korrik. Duke folur nga foltorja e Kuvendit në interpelancë e deputeten Fatjona Dhimitri, Shahini u shpreh se tashmë të gjithë studentët mund të […]

Lexo më shumë

Nuk ndalen studentët, depozitojnë kërkesën për rritjen e peshës së votës me 30%

Nuk ndalen studentët, depozitojnë kërkesën për rritjen e peshës së votës me 30%

Publikuar më 22.07.2020
Studentët kanë depozituar paraditen e kësaj të mërkure nismë...

Studentët kanë depozituar paraditen e kësaj të mërkure nismën ligjore për peshën e votës, me 30 % në universitet, nga 10 % që është aktualisht. Përfaqësuesi i ligjor i tyre, Marash Logu në një deklaratë për mediet u shpreh se vetëm nëpërmjet rritjes së peshës së votës mund të përfaqësohet të drejtat e të rinjve. […]

Lexo më shumë

Përse duhet të shqetësohemi për zgjedhjet në universitete?

Përse duhet të shqetësohemi për zgjedhjet në universitete?

Publikuar më 21.07.2020
Nga Agred Tafaj Që në krye të herës e kam shprehur dhe po e ...

Nga Agred Tafaj Që në krye të herës e kam shprehur dhe po e rishpreh shqetësimin tim të thellë për zgjedhjet në Universitetin  e Tiranës, e mesa duket një situatë e këtillë qenkësh e pranishme edhe ne universitetet e tjera. Dy vite më parë ne studentët shpërthyem në një protestë të fuqishme ku në një mënyrë ose në një tjetër, thelbi i shqetësimit ishte ligji, autonomia universitare dhe liria […]

Lexo më shumë

Rektorët dhe dekanët kandidojnë me veten, shkeljet flagrante në zgjedhjet e 30 korrikut për universitetet

Rektorët dhe dekanët kandidojnë me veten, shkeljet flagrante në zgjedhjet e 30 korrikut për universitetet

Publikuar më 16.07.2020
Beteja për zgjedhjet në universitet/ Marash Logu thotë për “...

Beteja për zgjedhjet në universitet/ Marash Logu thotë për “Shekulli”-n se 60 % e të rinjve nuk marrin dot pjesë në zgjedhjet e 30 korrikut. Ai tregon të gjitha shkeljet e këtij procesi, teksa shton se disa universitete në rrethe kanë vetëm një kandidat. Javën e ardhshme pritet interpelancë me ministren e Arsimit Enida Vërça […]

Lexo më shumë