×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zgjedhjet në Kroaci/ Shqiptarja siguron mandatin e tretë si deputete, hapja e Katedrës së Albanologjisë sfida kryesore

Kroatët votuan këtë të diel për qeverinë e re. Zgjedhjet e parakohshme janë fituar nga partia që ishte në pushtet, por mes 151 deputetëve në Parlamentin kroat do të ketë dhe një përfaqësuese shqiptare.

Ermina Lekaj-Prljaskaj ka arritur të sigurojë një mandat të tretë si përfaqësuese e Unionit të Shqiptarëve në Republikën Kroate.

E kënaqur për sigurimin e mandatit, në një prononcim për gazetën “Shekulli”, ajo tha se, gjatë detyrës si deputete ka punuar për faktorizimin e komitetit shqiptar në Kroaci duke theksuar se shqiptarët janë bërë një faktor shumë i rëndësishëm.

“Unë përfaqësoj pakicat shqiptare, komunitetin boshnjak, malazez. Unë jam e pavarur”.

Por duke qenë se ky është mandati i saj i trete në Parlamentin e Kroacisë, të një vendi anëtar të Bashkimit Europian, Znj. Lekaj vuri në dukje arritjen më të madhe për shqiptarët, e cila do të mundësohet gjatë këtij mandati: Hapjen e Katedrës Albanologjike në Kroaci.

“Për këtë mandat kam prioritet avancimin e shqiptarëve, si një urë lidhëse midis Kroacisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Hapjen e Katedrës së Albanologjisë, vazhdimësinë e punës së qendrave kulturore, deri tani kemi hapur tre të tilla. Në realizim është e katërta dhe shprsoj që deri në fund do të hapen edhe katër qendra të tjera. Është përforcimi i bizneseve shqiptare që punojnë dhe jetojnë këtu. Këto janë synimet e mia për këtë mandat”.

E pyetur në lidhje me komunitetin shqiptar në Kroaci dhe qasjen e tyre ndaj politikës, Znj. Lekaj tha: “Shqiptarët janë nga të gjitha trevat, merren me biznese dhe çështjen e ruajtjes së identitetit e ruajnë mes shoqatave, kurse për sa i përket qasjes së tyre politike kanë filluar me ardhjen time në Parlamentin e Kroacisë. Ne si komunitet jemi bashkuar, kemi qenë unik dhe kemi votuar për një deputet që ka arritur të realizojë të drejtat tona në Parlamentin Kroat. Në qeverisjen lokale kemi dy vende në Asamble ku janë përcaktues, pra jemi jo vetem duke u integruar në shoqërinë kroate, por edhe po bëhemi pjesë e saj”.

Për sa i përket diferencës mes Kroacisë dhe vendeve të tjera të rjonit, në lidhje me respektimin e shqiptarëve, Znj. Lekaj tha se: “Shqiptarët për sa i përket organizmit janë më të organizuarit në rajon. Për sa i përket çështjes ekonomike jemi stabile dhe kjo na mundëson të avancojmë më shumë, për të drejtat tona”.

Çështja kyçe është Katedra e Albanologjisë e cila sipas Znj. Lekaj ka qenë edhe më parë, por kjo pasi qendra ka qenë në Beograd, që në vitin 1913. “Këtu në Kroaci ka shumë shqiptar edhe nga Kosova që janë këtu dhe e ndjejnë veten pjesë të Zagrebit”.

Ajo thekson se nuk ka pasur një vullnet politik për këtë. Çështja kyçe është Katedra e Albanologjisë e cila sipas Znj. Lekaj ka qenë edhe më parë, por kjo pasi qendra ka qenë në Beograd, që në vitin 1913. Këtu në Kroaci ka shumë shqiptar edhe nga Kosova që janë këtu dhe e ndjejnë veten pjesë të Zagrebit. Ajo thekson se nuk ka pasur një vullnet politik për këtë çështje: “Me ardhjen time ka ndryshuar qajse dhe kemi vullnetin politik për këtë gjë. Ne jemi të shkëputur nga Beogradi për Albanologjinë. Për Albanologjinë ka një interes të madh pasi ka të rinjë që janë lindur dhe janë rritur këtu. Pra do të avancohemi më shumë. Kjo është kryesorja për shqiptarët. Të kemi Katedrën e Albanologjisë”, vuri në dukje Znj. Lekaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Katastrofa në Bejrut, Kokëdhima: Të shmangim Gërdecë të tjerë

Publikuar më 05.08.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se t...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, deklaroi se tragjedia njerëzore në Bejrut, me dhjetëra jetë të humbura, mijëra të plagosur dhe dëme kolosale materiale duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare. Ai u bëri thirrje autoriteteve që të nisin pa vonesë kontrollin e territorit dhe të sigurojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Reagimi […]

Lexo më shumë

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

“Më ka dhënë goditje në mushkëri”/ Ish-deputeti i PS rrëfen betejën 25-ditore me Covid-19

Publikuar më 04.08.2020
Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh be...

Ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi ka lajmëruar pas 25 ditësh betejë më Covid-19, ia ka dalë ta mposhtë virusin duke rezultuar tanimë negativ. Toçi e konsideroi betejën me Covid-19 si të vështirë, duke theksuar se nuk ka shpëtuar pa goditje në mushkëri. Mushkëritë sipas tij janë prekur, por për t’i kuruar shprehet ai do të […]

Lexo më shumë

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Nga Bujar Nishani te Mark Marku/ Zbardhen emrat në përbërje të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD

Publikuar më 03.08.2020
Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Ko...

Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave të propozuara nga anëtarët. Sipas vendimit të Kryesisë së PD, anëtarë të kësaj strukture të rëndësishme dhe të re të Partisë Demokratike, do të jenë: Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, […]

Lexo më shumë

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

Pasuria e Edi Ramës dhe ministrave për 2019-ën, kush është më i “pasuri” dhe më i “varfri”

Publikuar më 03.08.2020
“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pa...

“Spending Data Albania” ka zbardhur me shifra pasurinë dhe lëvizjet financiare të ministrave, duke nisur me kreun e qeverisë, Edi Rama. Portali rendit të ardhurat vjetore të vetëdeklaruara në 2019-ën mbi ministrat dhe sa arkëtojnë ata nga burime të tjera përveç pagës si funksionarë të lartë shtetërorë. Ndërkaq në vetëdeklarim janë përfshirë edhe të ardhurat e anëtarëve […]

Lexo më shumë

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus: Do kryej obligimet nga shtëpia

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus: Do kryej obligimet nga shtëpia

Publikuar më 02.08.2020
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv ...

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka njoftuar përmes një njoftimi në “Facebook” se ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë. “Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Ndalimi i veteranit të UÇK-së, gjest antikombëtar dhe i paligjshëm

Kokëdhima: Ndalimi i veteranit të UÇK-së, gjest antikombëtar dhe i paligjshëm

Publikuar më 02.08.2020
Pas ndalimit nga policia shqiptare e veteranit të UÇK-së, Mu...

Pas ndalimit nga policia shqiptare e veteranit të UÇK-së, Murtez Kastrati, ka ardhur edhe reagimi i kreut të partisë ZGJIDHJA, zotit Koço Kokëdhima, i cili e ka cilësuar këtë veprim si një gjest antikombëtar dhe të paligjshëm. Sipas Kokëdhimës, Policia e Shtetit nuk duhet të përsërisë më akte të tilla antikombëtare dhe duhet t’i shpallë […]

Lexo më shumë

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

“Po blindohet autokracia e Ramës!”, Vetëvendosje në Shqipëri: Hapja e listave nuk demokratizon partitë

Publikuar më 31.07.2020
Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot vot...

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri ka denoncuar sot votimin në Kuvend me 106 vota pro të ndryshimeve kushtetuese. VV thekson se deputetët që ngritën kartonin në Kuvend i shtruan Edi Ramës rrugën drejt kapjes së pushtetit, sipas shembujve të Thaçit e Vuçiçit. Në deklaratë thuhet se hapja e listave nuk do t’i demokratizojë subjektet politike, […]

Lexo më shumë

“Vendet e BE të zgjohen!” Pack e ashpër me Ramën: Po luan lojë të rrezikshme

“Vendet e BE të zgjohen!” Pack e ashpër me Ramën: Po luan lojë të rrezikshme

Publikuar më 31.07.2020
Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane ...

Kryetarja e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane PPE, Doris Pack, ka reaguar mbi votimin e njëanshëm të ndryshimeve Kushtetuese nga Parlamenti i Shqipërisë, ditën e djeshme. Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Pack shprehet se kryeministri Edi Rama po luan një lojë të keqe dhe të rrezikshme për Shqipëri. Ajo deklaron se: “janë […]

Lexo më shumë