Zgjedhjet në Greqi, Tsipras uron Mitsotakis: Nesër i dorëzoj zyrën

Ditën e sotme u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve kanë nxjerrë fitues partinë opozitare “Novi Demokracia”.

Ndërsa, kryeministri në largim Alexis Tsipras, ka uruar për fitoren kreun e ‘Demokracisë së Re’, Kyriakos Mitsotakis. Përmes një deklarate, Tsipras bëri me dije se po dorëzonte një Greqi krejt ndryshe nga ajo që ishte më parë.

Duke falënderuar të gjithë mbështetësit e Syrizas, Tsipras tha se populli vendosi dhe se e respektonte këtë vendim si dhe shtoi se nesër në orën 13:00 do t’i dorëzojë Mitsotakisit detyrën.

9.9 milionë grekë patën të drejtën e votës dhe po ashtu edhe 150 mijë shqiptarë.

Reagimi i kryeministrit grek Tsipras:

“Urova Qiriakos Mitcotakis për fitoren e tij. Populli vendosi dhe e respektoj plotësisht, E falenderoj anëtarët e mbështetësit e Syrizas. Ne po dorëzojmë një Greqi krejt ndryshe nga ajo që ishte. Morëm vendime të vështira për të mirën e vendit. Syriza erdhi në pushtet në periudhën më të errët. Nesër i dorëzoj zyrën Qiriakos Mitsotakisit. Ne do përpiqemi që fitorja e tyre të jetë e përkohshme”, deklaroi kreu i Syrizas, Alexis Tsipras.

Gjithashtu edhe kreu i ‘Demokracisë së Re’, Kiriakos Mitsotakis ka reaguar pas fitimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mitsotakis deklaroi se nesër do të fillojë një ditë e re për Greqinë. Gjatë ditës së nesërme në orën 13:00, Mitsotakis do të bëjë betimin si kryeministër dhe Tsipras do të bëjë ceremoninë e kalimit të postit të kreut të vendit.

Reagimi i Mitsotakis:

“Nesër do të gdhihet një ditë e re për Greqinë. Nga nesër Greqia do të jetë më e shndritshme dhe nga nesër Greqia lë pas krizën dhe errësirën.  Zëri ynë do të forcohet në Europë dhe do të gëzojë kredibilitet. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Nga nesër fillon puna, asnjë sekondë për tu humbur pasi Parlamenti do të jetë i hapur edhe në gusht”, tha Kiriakos Mitsotakis.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet