Zgjedhjet ne FSHF, ja rendi i ditës në Asamblenë Zgjedhore (FOTO)

Foto 1 nga 3 Pas Para

Futbolli shqiptar zgjedh sot drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.
Rendi i ditës
1. Përshëndetja e presidentit Armand Duka;
2. Verifikimi i përbërjes së mbledhjes;
3. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Verifikimit dhe numërimit të votave;
4. Emërimi i delegatëve për të verifikuar procesverbalin e asamblesë;
5. Aprovimi i procesverbalit të Asamblesë së Përgjithshme;
6. Raporti i presidentit Duka mbi aktivitetin e Komitetit Ekzekutiv;
7. Aprovimi i pasqyrës së llogarive për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2017;
8. Pranimi i raportit të auditorit të pavarur “Deloitte Albania”;
9. Propozimi për shoqërinë audituese për vitin financiar 2018;
10. Aprovimi i buxhetit për vitin financiar 2018;
11. Raporti mbi Ligën Profesioniste të Futbollit;
12. Zgjedhjet për presidentin e FSHF-së;
13. Zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv;
Sot në orën 09:00 do të mbahet në Durrës Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së ku do të zgjidhet presidenti i ri dhe 11 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Për postin më të lartë të federatës konkurrojnë 3 kandidatë, Armando Duka, i cili udhëheq prej 16 vitesh, deputeti Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.
Pjesa e 11 anëtarëve të Komiteti Ekzekutiv janë presidenti, 2 zv/presidentët dhe 8 anëtarët. 1 nga këto anëtarë zgjidhet automatikisht presidenti i arbitrave.
Dje zbarkuan në Shqipëri dhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s të cilët do të monitorojnë zgjedhjet.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet