Zgjedhjet lokale, ambasadori Soreca takon nesër aleatët e Bashës

Një takim do të zhvillohet nesër mes ambasadorit të BE-së Luigi Soreca dhe kryetarëve të partive të vogla opozitare me PD-në.

Mësohet se takimi do të nisë rreth orës 16:00 në një nga zyrat e delegacionit të BE-së, dhe në të do marrin pjesë kryetarët e LZHK, PAA, PBDNJ, PR dhe PDK.

Takimi vjen një ditë pasi 8 tetë partitë opozitare firmosën një marrëveshje me Partinë Demokratike, lidhur me koalicionin opozitar për zgjedhjet. PD dhe partitë aleate nuk janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Nesër pasdite opozita do të protestojë në gjithë vendin, duke bllokuar akset nacionale. Kujtojmë që PD dhe partitë aleate firmosën një pakt ku kërkohet zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Ramën kryeministër.

Sipas pikave të marrëveshjes opozita do të futet në zgjedhje vetëm nëse largohet Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet