×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zgjedhjet e 30 korrikut, studenti: Debatet janë politike, nuk përfaqësojnë problemet tona reale

Agred Tafaj vjen nga radhët e studentëve me kandidaturën për t’i përfaqësuar ata në Senatin Akademik në Fakultetin e Drejtësisë. Studenti ndan me “Shekulli”-n platformën dhe objektivat. I riu thotë se debati për zgjedhjet është politizuar dhe nuk është në interes të studentëve

Enida Vërça

Agred Tafaj vjen nga radhët e studentëve me kandidaturën për t’i përfaqësuar ata në Senatin Akademik. I riu, pjesë e fakulteti të Drejtësisë thotë për “Shekulli”-n se prania e tij në senat do të jetë një kontribut i drejtpërdrejt dhe efiçent në shqyrtimin dhe marrjen parasysh të interesave të studentëve. “Platforma, në çdo rast do të jenë interesat e çdo studenti. Detyra ime është t’i marr ato nëpërmjet zërit tuaj dhe t’i parashtroj në tavolinën e senatit”,- sqaron ai.

Zgjedhjet

Mes polemikave, debateve dhe kundërshtimeve zgjedhjet për dekanë dhe rektorë do të mbahen në 30 korrik. Për Agredin, ky debat mes palëve nuk lidhet aspak me interesin e studentit, por çdo gjë është politike. “Sipas meje është më shumë një debat politik sesa ligjor. Palët nëpërmjet presionit për të zhvilluar zgjedhjet ose për t’i penguar ato, duan t’i krijojnë vetes avantazhe paraprake”– sqaron ai. Më tej shton se sa i takon respektimit të procedurave zgjedhore, për një vlerësim teknik, objektiv e profesional, duhet të kemi në dorë praktikën dhe provat shkresore për të dhënë një opinion. “Megjithatë monopolin e vlerësimit të së vërtetës e ka gjykata”.

Synimet

Studenti, i cili mbetet një nga personazhet me të spikatur gjatë protestave studentore, ku edhe u ngujua në fakultetin për të cilin ai tashmë kandidon, shpreh synime të qarta dhe tepër objektive. “Ajo që unë konsideroj thelbësore është qëndrimi dinjitoz dhe i paepur në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të studentëve. Vendosja në thelb të ekzistencës time si anëtar senati i të drejtave dhe interesave të studentëve, i autonomisë universitare dhe lirisë akademike, për mua do të jetë gjithçka dhe e panegociueshme”– deklaron Agredi.

Objektivat

I pyetur se si do arrijë të realizojë objektivat në të cilën ka formuar edhe platformën e tij, Agredi thotë se janë pesë pika në të cilat mbështetet: Ide të reja; ndikimi studentor, rregullorja, veprimtaria dhe ligjshmëria. “Prezenca ime në senat do të jetë një proces i vazhdueshëm, ku do më duhet të përballohem rast pas rasti me problematikat që i ndikojnë studentët drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte. Kam të qartë çfarë do sjell në rendin e ditës dhe në objektivat e diskutimeve të senatit, dhe ato i kam shprehur në 5 objektivat e platformës time. Megjithatë, platforma nuk është gjithçka, pasi veprimtaria dhe vendimmarrja e senatit do jetë shumë e gjerë, e larmishme dhe e komplikuar. Jam shumë i vendosur që në çdo rast të vështirë, do të konsultohem me masën e gjerë të studentëve, në mënyrë praktike dhe efikase”.

Problemet

I hapur për ide të reja dhe mirëpritës i debateve për të ndryshuar jetën studentore, Agredi thotë se senati do të vendoset gjithmonë para përgjegjësisë, në problematika të caktuara. “Debate do të zhvillohen në një masë të gjerë të studentëve. Në këtë mënyrë unë do ta vendos senatin vazhdimisht para përgjegjësisë, nëpërmjet përballimit me opinionin studentor. Jam i bindur që me vullnetin dhe këmbënguljen për të arritur objektivat, si dhe me mbështetjen e miqve dhe kolegëve studentë, do krijojmë një realitet të ri, jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për brezat e ardhshëm”.

Epidemia

Agredi, ashtu si shumë studentë të tjerë, njeh me detaj problemet që kanë universitetet sot dhe ndaj është e rëndësishme që institucioneve të tilla, politika t’u rrijë larg. Për këtë arsye ai thotë se ky proces nuk duhet politizuar dhe nuk duhet që debatet të kamuflohen me epideminë që ka kapluar vendin. Në lidhje me këtë, studenti thotë se për aq kohë sa që ky virus është i panjohur. “Në kushtet që nuk i dihet fundi, zgjedhjet me 30 korrik janë një rast i pranueshëm përsa i përket pandemisë, ose duhet të biem dakord që mandatet të zgjaten me ligj për aq sa pandemia do të ketë këtë prezencë”- propozon studenti.

 

           Platforma e studentit 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aksident i rëndë në Orikum, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Orikum, humb jetën një person

Publikuar më 26.09.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në a...

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Orikum-Llogara, ku një persona ka ndërruar jetë. Paraprakisht mësohet se një automjet i tipit “Passat”, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një  shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka […]

Lexo më shumë

Aeroporti “Nënë Tereza” publikon listën e 27 fluturimeve të konfirmuar për nesër, ja thirrja për udhëtarët

Aeroporti “Nënë Tereza” publikon listën e 27 fluturimeve të konfirmuar për nesër, ja thirrja për udhëtarët

Publikuar më 26.09.2020
Tirana International Airport (TIA), përmes një postimi në fa...

Tirana International Airport (TIA), përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka bërë publike listën e fluturimeve të konfirmuara për nesër. Ashtu siç mund të shihni edhe në listën e mëposhtme, bëhet fjala për 27 fluturime të konfirmuara, ndërsa TIA ju bën thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo fluturimi dhe shtetet […]

Lexo më shumë

“Me Covid-19, por tamponi doli negativ”, gazetari rrëfen përjetimet: Kolla nuk m’u nda, një natë e pashë veten shumë keq

“Me Covid-19, por tamponi doli negativ”, gazetari rrëfen përjetimet: Kolla nuk m’u nda, një natë e pashë veten shumë keq

Publikuar më 26.09.2020
Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për ...

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në News24. I ftuar në  studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën rrëfeu përjetimet e tij në bashkëjetesë me koronavirusin edhe pse taponi i kryer rezultoi negativ. “Më ishte krijuar ideja e trimëruar disi, […]

Lexo më shumë

“Na konsiderojnë pasanikë”, Elton Deda ngre shqetësimin: Kemi 8 muaj pa punuar, po shkojnë drejt falimentit

“Na konsiderojnë pasanikë”, Elton Deda ngre shqetësimin: Kemi 8 muaj pa punuar, po shkojnë drejt falimentit

Publikuar më 26.09.2020
Prej tetë muajsh, koronavirusi ka dëmtuar rëndë edhe industr...

Prej tetë muajsh, koronavirusi ka dëmtuar rëndë edhe industrinë e muzikës, duke shtyrë apo anuluar shumë koncerte. Së fundmi, Elton Deda ka treguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” se sa pesimist është bërë për të ardhmen e muzikës, sepse nuk ka mbështetje nga shteti. “Tashmë ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin […]

Lexo më shumë

Bulqizë/ Koronavirusi infekton shkollën 9-vjeçare, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Bulqizë/ Koronavirusi infekton shkollën 9-vjeçare, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Publikuar më 26.09.2020
Koronavirusi ka “hyrë” në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci”...

Koronavirusi ka “hyrë” në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci” në Bulqizë. Raportohet se drejtori i shkollës dhe 5 mësues kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Edhe pse janë 5 mësues dhe drejtori i shkollës me Covid-19 mësimi vazhdon rregullisht. Në qarkun e Dibrës janë aktiv me koronavirus 90 persona.

Lexo më shumë

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës, trupi ende në trotuar (Foto)

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës, trupi ende në trotuar (Foto)

Publikuar më 26.09.2020
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Ti...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një grua është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banonte , duke ndërruar jetë në vend. Paraprakisht behet e ditur se ngjarja ka ndodhur te rruga e “Dibrës”, dhe viktima është shtetësja B.K., 60 vjeç. Dyshohet se  shtetasja B.K, vuante nga […]

Lexo më shumë

“Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!”, ministrja Xhaçka: Mund të kemi të papritura

“Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!”, ministrja Xhaçka: Mund të kemi të papritura

Publikuar më 26.09.2020
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për med...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat sqaroi situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq. Referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit si dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë, niveli i ujit mund të arrijë nivele të papërballueshme nga infrastruktura e kullimit dhe […]

Lexo më shumë

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2020
Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga korona...

Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në […]

Lexo më shumë