×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zgjedhjet/ Diaspora kërkon përfaqësim në parlamentin e ardhshëm

Teksa pritet miratimi i datës së zgjedhjeve mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe partive politike, Diaspora për  Shqipërinë e Lirë ka kërkuar pjesëmarrje.

Në një letër zyrtare dërguar presidentit Meta, ministrit Majko dhe KQZ që të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Po ashtu emigrantët kërkojnë që të jenë pjesë e konsultimeve në KQZ, si dhe të jetë monitoruese në zgjedhje.

Përveç mundësimit të menjëhershëm të Votës, ata kërkojnë: Përfaqësimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm;  Përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interesit; Të jemi pjesë monitoruese e procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës.

Letra e plotë:

KËRKESË

Lënda: Mundësimi i votimit nga vendet ku jetojnë të shtetasve shqiptarë, që jetojnë jashtë Shqiperisë, për zgjedhjet e vitit 2021.

Drejtuar:

– Kryetarit të KQZ-së, Z. Klement ZGURI

– Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. GRAMOZ RUÇI

– Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Njëkohësisht Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama

– Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Lulzim Basha

– Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi

Për dijeni të:

– Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Ilir Meta

– Ministrit të Shtetit për Diasporën, Z. Pandeli Majko

– Avokatit të Popullit Zj. Erinda BALLANCA

– Amabasadores së Shteteve të Bashkuara në Shqiperi, SH.T.Znj. Yuri KIM U.S. Embassy-Tirana

– Ambasadorit të BE në Shqipëri, SH.T.Z. Luigi SORECA

– Përfaqësisë së OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe në Shqipëri, Z. Laurentiu Stings dhe Z. Bernd Borchardt

Të nderuar,

në vijim të shkresave të mëparshme të adresuara ndaj jush më 24.05.2020 dhe 16.06.2020, ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’, ju drejtohet përsëri me kërkesën për përditësim rreth çështjes së realizimit të votës së Shqiptarëve me vendbanim jashtë Shqipërisë.

Ne kemi ndjekur me interes të lartë prononcimet publike, qëndrimet e partive kryesore në vend zhvilluar në këtë kontekst takime me Presidentin e Republikës dhe Minisitrin e Shtetit për Diasporën, si të vetmet insitucione shtetërore, të cilat kanë reaguar ndaj shkresave tona.

Me keqardhje konstatojmë se çështja delikate e modaliteteve të votimit të më shumë se 1.6 Milionë e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nuk u perfshi në kodin elektoral por iu kalua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Për më tepër, mungesa e veprimeve konkrete gjate muajit Gusht 2020 na krijon shqetësimin që kjo e drejtë kushtetuese mund të mos mundësohet për Votimet e Vitit 2021.

Lidhur me sa më lart, duam t’ju bëjmë me dije se Diaspora nuk do të pranojë asnjë alibi përsa i përket kohës në dispozicion për hartimin dhe aprovimin e modaliteteve të votimit të Diasporës.

– Ju rikujtojmë se mundësimi i këtij votimi ka qenë pjesë e premtimeve gjatë e pas fushatave elektorale dhe politika shqiptare ka pasur një kohë nëse të mjaftueshme për ta bërë realitet votën e emigrantëve për zgjedhjet e 2021. Mosmbajtja e këtij premtimi nga ana e aktorëve të rëndësishëm politikë, vetëm se do të nxjerrë në pah mungesën e vullnetit të tyre për mundësimin e kësaj vote të rëndësishme dhe të pakompromentueshme nga asnjëra palë. Duke qenë se KQZ do të ketë një strukturë të re dhe kjo do të kërkojë kohën e vet, ne kërkojmë që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të agjendës së këtij organizmi, që nga momenti i krijimit.

-Për ne si Diasporë, vota e Emigrantëve dhe siguria e saj, mbetet prioriteti numër një e në këtë kuadër, vetëofrojmë ekspertizën tonë për konsultim si grup interesi i prekur drejtpërdrejtë nga ky proces.

Përveç mundësimit të menjëhershëm të Votës, ne kërkojmë gjithashtu: Përfaqësimin direkt të Diasporës në Parlamentin e ardhshëm; Përfshirjen e Lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë‘ në procesin konsultativ të KQZ-së me grupet e interesit; Të jemi pjesë monitoruese e procesit të regjistrimit, të votimit dhe numërimit të votës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Shtëpitë me kanabis në Angli udhëhiqen nga 88 shqiptarë, tashmë janë dënuar (Emrat)

Publikuar më 13.09.2020
Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special a...

Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special asaj që e quan si Godfatherat e ri të fermave më kanabis në Britani. Jon Austrin editori krimeve në këtë gazetë shkruan se në vitin 2017 gjykatat angleze dënuan për këtë krim 34 shqiptarë. Ndërsa në dy vitet pasardhëse numri shqiptarëve të dënuar ishte 53. Ky […]

Lexo më shumë

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Makina del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën tragjikisht i riu në Itali

Publikuar më 08.09.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e d...

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, paditen e djeshme. Referuar mediave vendase thuhet se një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri ka arritur të mbijetoi. Ngjarja ka ndodhur në Bolonja, ku emigranti ka humbur kontrollin e makinës “Toyota Yaris” që po drejtonte duke dalë nga rruga. Makina është përmbysur dhe rrokullisur disa […]

Lexo më shumë

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Masakroi infermieren, flet gruaja e shqiptarit që u vetëvra në Greqi

Publikuar më 01.09.2020
59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas b...

59-vjeçari që goditi infermieren dje në Attikon dhe më pas bëri vetëvrasje u diagnostikua me kancer marsin e kaluar. Ai ishte  shtruar në spital që nga 19 gushti. Sipas gruas së tij, 59-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili po kurohej në Spitalin Attikon dhe goditi me thikë një infermiere dje, mendohet se është operuar padrejtësisht. […]

Lexo më shumë

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Mori pasaportën shqiptare në moshën 102 vjeçare, ndahet nga jeta Shefqet Gavoçi

Publikuar më 28.08.2020
Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak mu...

Është ndarë nga jeta, Usama Gavoçi, i moshuari i cili pak muaj më parë u pajis me pasaportë shqiptare. Një video e regjistruar nga nipi i tij Usama Gavoçi, ku 102-vjeçari i emocionuar puthte pasaportën, u bë mjaft virale në rrjetet sociale. Kush ishte Usama Gavoçi? Gavoçi rridhte nga një familje patriotike me tradita të […]

Lexo më shumë

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Një tjetër shqiptar humb jetën në Greqi, gjendet i vdekur në anije 63-vjeçari

Publikuar më 25.08.2020
Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije...

Një 63-vjeçar shqiptar është gjendur pa ndjenja në një anije në Greqi. Siç raportojnë mediat greke, i moshuari ka qenë në punë duke pastruar motorrat e anijes. 63-vjeçari është gjetur nga anëtar të ekuipazhit të anijes me flamur shqiptar “BERGFJORD”, anije që është ankoruar në ambientet e një ndërmarrje private në “TSINGELI”, Almyros, Magnesia në […]

Lexo më shumë

Shqiptari i arrestuar rezulton me koronavirus. Alarmohet komisariati në Greqi, karantinohen policët dhe të ndaluarit e tjerë

Shqiptari i arrestuar rezulton me koronavirus. Alarmohet komisariati në Greqi, karantinohen policët dhe të ndaluarit e tjerë

Publikuar më 20.08.2020
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Greqi, ku një s...

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Greqi, ku një shqiptar i cili është arrestuar dhe pritej të sillej në Shqipëri ka rezultuar me koronavirus. Ky fakt ka shkaktuar kaos në komisariatin grek, ndërsa në radhët e punonjësve është përhapur panik dhe frikë. Mësohet se ngjarja ndodhi paraditen  e së enjtes në rajonin e policisë […]

Lexo më shumë

Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari emërohet në postin e rëndësishëm

Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari emërohet në postin e rëndësishëm

Publikuar më 18.08.2020
Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, e cila p...

Eurodeputetja me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, e cila përfaqëson Suedinë në PE, është emëruar nga grupi i saj parlamentar si përgjegjëse për çështjet e Arktikut. Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ajo bën me dije se një nga çështjet problematike të Arktikut, është shkrirja e akujve dhe sipas Arbës duhet një bashkëpunim […]

Lexo më shumë

Itali/ Kamioni përplas 6 makina, shpëton mrekullisht 2-vjeçarja shqiptare, prindërit në gjendje të rëndë

Itali/ Kamioni përplas 6 makina, shpëton mrekullisht 2-vjeçarja shqiptare, prindërit në gjendje të rëndë

Publikuar më 13.08.2020
Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident tragji...

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident tragjik në Xhenova të Italisë, shkruan Notice.  Mësohet se në këtë aksident, një kamionka përplasur 6 makina, duke bërë që të paktë 5 persona të përfundojnë në spital me plag të rënda. Mes të plagurëve është edhe një familje shqiptare me 3 anëtarë. Prindërit dhe një e […]

Lexo më shumë