×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Zgjedhja e tyre apo e shefave?”, Flutura Açka e revoltuar me moderatoret e zhveshura të sportit

Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka reaguar ditën e sotme mbi veshjet e vajzave në ekran, duke marrë si shembull moderatoret e sportit shqiptar.

Përmes një postim në “Facebook”, ajo shprehet se nuk e di nëse kjo zhveshje është zgjedhje e tyre apo e shefave të tyre, por e di që këtyre vajzave u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e saj “që nuk duken më andejpari ekraneve se janë ‘plakur’”.

Shkrimtarja u lutet këtyre vajzave, që t’i lënë këto veshje për mbrëmjet në disko apo plazhe. Ajo thotë se ekrani shqiptar është një pasqyrë që tregon se çfarë është femra dhe si trajtohet ajo në shoqërinë shqiptare.

Reagimi:

Vajzat e kujt sporti?

Të jetë kjo zhveshje në programe kryesisht të dedikuar për burra – programet e sportit në tv shqiptare – një zgjedhje e tyre? Apo e shefave të tyre? Vajzat e sportit, i drejtojnë këto programe, besoj unë, sepse e njohin fushën e tyre, jo që të jenë objekt për t’ua kujtuar lukunisë, ndonjëherë shumë të uritur të burrave, se çfarë u mungon. Dhe të zgjuar nga adrenalina e lojës, hedhin sytë te e bija, tek e shoqja, të fqinja, te sekretarja, dhe përdhunimi iu duket sport i tyre. Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni. E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”. Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrēmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve. Ua kam hequr fytyrat vajzave, sepse nuk e kam personale me to – mund të jenë plot të tjera që nuk m’i ka zënë syri – por e kam me ethet e pështira të ekraneve, që ma kujtojnë mua të parës, dhe ne grave shqiptare ku jemi e ku s’jemi, se çfarë është femra. Mua, që kam shkruar libra pë lirinë, mes të tjerash, për lirinë dhe emancipimin e gruas shqiptare

Ndjesë për shembujt e fotove që mora, ato në fakt ishin më të pafajshmet dhe që i gjeta më lehtë, çështja është te thelbi i shqetësimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Stili i Spiropalit s’më pëlqen”, Erla Mëhilli flet pa doreza: Ja cilat janë gratë e PD dhe PS që vlerësoj

“Stili i Spiropalit s’më pëlqen”, Erla Mëhilli flet pa doreza: Ja cilat janë gratë e PD dhe PS që vlerësoj

Publikuar më 08.08.2020
Ka kaluar një dekadë që nga koha kur, Erla Mëhilli ka hyr në...

Ka kaluar një dekadë që nga koha kur, Erla Mëhilli ka hyr në politikë dhe mbahet mend ende si një nga zëdhënëset më simpatike të Selisë Blu. Së fundmi Erla ishte e ftuar në “Pushime on Top”, ku ka folur për marrëdhënien që ka me ish-kryeministrin Berisha por edhe për raportin me gratë e tjera […]

Lexo më shumë

Me forma të kolme dhe joshëse, modelja poston foto lakuriq nga shtrati

Me forma të kolme dhe joshëse, modelja poston foto lakuriq nga shtrati

Publikuar më 06.08.2020
Ajo është një nga modelet që nuk e ka aspak problem që me fa...

Ajo është një nga modelet që nuk e ka aspak problem që me fansat të ndajë imazhe nga më të ndryshmet dhe është gjithmonë e drejtpërdrejtë me ta. Edhe pse një grua me një karrierë të suksesshme, Ashley Graham, ka vendosur që pas lindjes së djalit, kohën t’ia dedikojë atij dhe familjes. Në profilin e […]

Lexo më shumë

Ndërron jetë në muajin e tetë të shtatzënisë ylli i rrjeteve sociale

Ndërron jetë në muajin e tetë të shtatzënisë ylli i rrjeteve sociale

Publikuar më 14.07.2020
Ka ndërruar jetë një ndër emrat e njohur të rrjeteve sociale...

Ka ndërruar jetë një ndër emrat e njohur të rrjeteve sociale. Nicole Thea, e cila konsiderohej si ylli i rrjeteve sociale, ka ndërruar jetë në muajin e 8-të të shtatzënisë së bashku me djalin, shkruajnë mediat e huaja. Kjo u bë e ditur nga faqja e saj në Instagram. Një deklaratë nga nëna e saj […]

Lexo më shumë

Mediat britanike shkruan për shqiptaren më të njohur në Londër, mijëra euro për një çantë (Foto)

Mediat britanike shkruan për shqiptaren më të njohur në Londër, mijëra euro për një çantë (Foto)

Publikuar më 13.07.2020
Media britanike i ka kushtuar një artikull të veçantë konsul...

Media britanike i ka kushtuar një artikull të veçantë konsulenteve të markave të luksit, shqiptares Elona Varfi, e cila është bërë mjaft e njohur në Britaninë e Madhe. Bëhet fjala për “Daily Mail”, e cila i ka kushtuar një artikull shqiptares, ku tregon më shumë për suksesin, punën dhe jetën e saj në Londër. “Unë […]

Lexo më shumë

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Vajza e Ismail Kadaresë zgjidhet zv.presidente e Asamblesë së Përgjithshme në OKB

Publikuar më 01.07.2020
Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesi...

Shqipëria është zgjedhur për rolin e zv/Presidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Këtë pozicion e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është vajza e shkrimtarit Ismail Kadare. Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale. “Jam krenare […]

Lexo më shumë

Historia e vrasëses që arriti orgazmën teksa godiste viktimat me kazmë (Foto)

Historia e vrasëses që arriti orgazmën teksa godiste viktimat me kazmë (Foto)

Publikuar më 30.06.2020
Karla Faye Tucker raportohej se buzëqeshte teksa u lidh në k...

Karla Faye Tucker raportohej se buzëqeshte teksa u lidh në krevatin e vdekjes për t’u injektuar me përzierjen fatale të ekzekutimit, në burgun e Texas. 38-vjeçarja ishte e dënuar me vdekje prej 14 vitesh, pas vrasjes brutale të dy fqinjëve të saj me një kazmë, teksa ishte e intoksikuar me droga dhe alkool. Vrasjet morën […]

Lexo më shumë

Harroni dekoltenë, këtë verë do të ekspozoni shpinën

Harroni dekoltenë, këtë verë do të ekspozoni shpinën

Publikuar më 29.06.2020
Bluzat apo fustanet e hapura nga mbrapajanë rikthyer në modë...

Bluzat apo fustanet e hapura nga mbrapajanë rikthyer në modë dhe këtë verë. Mund t’i gjeni në versione të mrekullueshme, elegante bazuar në kontrastin, dmth  e mbyllur plotësisht në pjesën e përparme dhe me një hapje të madhe në pjesën e pasme. Në të tjera, kurrizi zbukurohet me lidhëse, harqe, shirita të hollë dhe detaje […]

Lexo më shumë

“Nga torturat humba fëmijën”, gruaja rrëfen dhunën e burrit polic: Më vuri pistoletën në kokë, e gjeta me dike tjetër

“Nga torturat humba fëmijën”, gruaja rrëfen dhunën e burrit polic: Më vuri pistoletën në kokë, e gjeta me dike tjetër

Publikuar më 24.06.2020
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në “News24&...

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në “News24” është trajtuar sot historia dramatike e një familje nga Lushnja. Një 46-vjeçare nga fshati Manasufaj, ka zgjedhur të rrëfejë sot dhimbjen e madhe, e cila i ka shkatërruar familjen. Nëna e një vajze që sot është 18 vjeçe tregoi përmes lidhjes skype se si e […]

Lexo më shumë