Zgjedhja e kryeprokurorit të ri, ja qëndrimi i ambasadorit Donald Lu

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së prokurorit të përkohshëm, pasi sot i përfundon mandati atij aktual, Adriatik Llalla.

Përmes një postimu në “Facebook”, ambasada e SHBA-së në Tiranë, citon fjalët e ambasadorit Lu për këtë proces.

“Kushtetuta dhe ligji për prokurorin janë të qarta. Ambasada e SHBA-së mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe Euralius i kanë dhënë parlamentit.

Ne nxisim parlamentin që të zbatojë ligjin”, thuhet në tekst.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet