Teatri/ Zenelaj i drejtohet Metës: Bëhu burrë dhe dil nga rreshti, historia s’i mban mend delet

Gjatë marshim-protestës së sotme në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, aktori Gentian Zenelaj i bëri thirrje presidentit Ilir Meta të mos dekretojë projektligjin që i hap rrugë shembjes së godinës.

“I dashur President i vendit tim bëhu burrë! do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti. Historia s’mban mend dele, por ata që dalin nga reshti, mbajnë mend ujqër, ashtu siç janë edhe këta burra e gra që janë mbledhur këtu… Mos e njollos vetes me këtë turp”, tha aktori.

“Kjo s’është Tirana që duam”, vijoi ai, “ajo atje do jetë një WC e madhe, siç bëjnë punë publike këtu”. “Duam të jemi kanakare si kroatët dje. S’kanë asnjë më shumë se ne, por s’kanë politikanë si ne”, vijoi Zenelaj.

Aktori pati një apel edhe për deputetët dhe ministrat e PS-së, duke u kërkuar që të mos e votojnë sërish.  “Ministra, deputetë socialistë, mendoni me zemër, se do kalojnë vite dhe ju dhe fëmijët tuaj do ulni kokën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet