Ze Maria: Kukësi, i rrezikshëm me Pakult

Nga Klevis Deda

Tirana sfidon sot veri-lindorët në “Kupën e Shqipërisë”. Kjo përballje konsiderohet si një finale e parakohshme për shkak të historisë së tyre

Sot rikthehet “Kupa e Shqipërisë” ku kryefjala është sfida Tirana-Kukësi. Një ndeshje e cila cilësohet si një finale e parakohshme për shkak të historisë së madhe që kanë dy klubet. Turi i çerek finales është me sistem vajtje ardhje dhe ndeshja e parë do të zhvillohet sot në fushën e Tiranës, “Selman Stërmasi” në orën 17:00. Precedenti i vitit të kaluar mes këtyre dy skuadrave përfundoi me fitoren e bardhebluve, por gjërat që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë pasi tashmë Tirana ndodhet një ligë më poshtë se Kukësi. Të dyja skuadrat janë në një moment shumë të mirë pasi kanë fituar ndeshjet respektive në kampionat dhe optimizmi mbizotëron te të dyja kampet. Trajneri i Tiranës, Ze Maria është shprehur në konferencë për shtyp se skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të dalë triumfues nga kjo ndeshje. Ai e vlerëson maksimalisht kundërshtarin duke theksuar se ardhja e trajnerit Pakult në krye të klub veri-lindor e ka forcuar shumë këtë skuadër. Ze Maria konfirmon dëmtimin e rëndë të Albi Doka si dhe thekson se afrimet e reja duhet të përshtaten me pjesën tjetër të skuadrës dhe më pas do të debutojnë.

Nga ndryshon finalja e Superkupës, me ndeshjen e nesërme (sot) ndaj Kukësit?

Janë dy ndeshje të ndryshme. E para luhen në dy periudha të ndryshme. E dyta është se tashmë kemi një skuadër tjetër. Do të jetë një ndeshje e fortë, do të jetë një ndeshje që e kemi përgatitur sa më mirë. Edhe Tirana është përforcuar, edhe Kukësi ka ndryshuar. Luajmë përballe një skuadre që është kampioni aktual i sezonit të shkuar dhe do të bëjmë gjithçka për një rezultat pozitiv.

Sa e njihni Kukësin e Pakult?

 Nuk është se e njoh shumë Kukësin e Pakult, pasi ai ka pak kohë në drejtimin e këtij ekipi. Nga informacionet e mia, tekniku ka bërë një punë shumë të mirë në fazën përgatitore. E kam ndjekur ndeshjen e tyre ndaj Vllaznisë dhe kanë treguar një nivel shumë të mirë. Tashmë duhet të fokusohemi dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në këtë ndeshje delikate.

Rëndësia e ndeshjes së Kupës

Kjo ndeshje ndaj Kukësit nga ajo e fundit është ndryshme, pasi të dy ekipet kanë ndryshuar shumë në përbërjen e tyre. Skuadra e Kukësit ka pasur futbollistë të tjerë dhe trajner tjetër, ndërsa ky takim është një histori e re. Ne e kemi vlerësuar në maksimum këtë ndeshje dhe jemi përgatitur në maksimumin tonë, sepse Kukësi është skuadra kampione në Shqipëri.

Studimi i kundërshtarit

Megjithëse Kukësi na ka ndjekur nga afër në një ndeshje tonën, ne nuk e kemi pasur ende luksin për të parë një ndeshje të Kukësit. I kam ndjekur disa ndeshje të regjistruara këtij ekipi, por mund të them se kjo nuk vlen shumë, sepse shpeshherë futbollistët paraqiten ndryshe në ndeshje të ndryshme. Duhet të bëjmë llogaritë mirë pasi kjo ndeshje është 180 minuta dhe jo 90.

Mungesat dhe prurjet e reja në merkato

Doka ka pësuar një dëmtim pak më të rëndë nga çfarë mendohej dhe do të mungojë 3-4 javë. Daja do të jetë i gatshëm për këtë takim. Afrimet e reja nuk janë gati për të dhënë 100% e tyre, pasi nuk kanë luajtur prej nëntorit. Do na duhet të presim edhe pak për të parë debutimin e tyre. Muguna është një mesfushor dhe e ka pak më të lehtë përshtatjen në fushë, ndërsa Musa e ka pak më të vështirë pasi luan në qendrën e mbrojtjes. Nuk e di nëse mund të ketë debutim nga ana e futbollistëve në këtë ndeshje, ata do të jenë të gatshëm, por e vetmja gjë e sigurt është se për ta do të ketë disa minuta në fundjavë. Nga merkato nuk pres më dhe jam shumë i kënaqur me afrimet  e reja.

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet