×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbythet ISHSH, Ora News fiton betejën ndaj qeverisë

Tërhiqet ISHSH, Ora News fiton betejën. Solidariteti i medieve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, për të mos cenuar fjalën e lirë

Inspektorati Shëndetësor Tiranë  ka tërhequr kërkesën për mbylljen e televizionit Ora. Lajmin e ka bërë të ditur vet televizioni i cili njofton se do të vazhdojë beteja në gjykatë dhe do të vijojë të punohet për të sjellë lajmin e fundit, të vërtetë dhe të saktë ashtu siç është bërë deri më tani.

Tv Ora thotës se për dy ditë me radhë në javën që lamë pas, ISSH ushtroi presion ndaj  kësaj medie duke konkluduar dhe me vendimin për mbylljen e televizionit me argumentin se kishte lejuar debatet në studio.

Në mungesë të verifikimeve në terren dhe me fotografi të bëra përmes kompjuterit, ISHSH arriti në konkluzionin se u bënë shkelje të rregullores së parandalimit të Covid 19. Në fakt të ftuarit në emisionet e Artur Zhejit, të Sonila Meços dhe Dritan Hilës në të gjithë rastet kanë qëndruar mbi 2.5 m larg”, shkruan Tv Ora.

Kërkesa për mbylljen e këtij televizioni solli një reagim të madh të mediave shqiptare e po ashtu, të atyre ndërkombëtare duke e cilësuar veprimin si një presion për të mbyllur fjalën e lirë.

Në lidhje me tentativën e mbylljes së televizionit Ora News, i ftuar në studion e këtij televizioni u shpreh i indinjuar edhe kryetari i Partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima. Kreu i Partisë “Zgjidhja” tha se Inspektorati Shëndetësor duhet të tërhiqet nga ky qëllim dashakeqës për të bllokuar fjalën e lirë.“Dy gjobat e vëna dhe tentativa për të ndaluar aktivitetin informues të ‘Ora’, janë veprime të nxituara dhe që nuk mund të justifikohen me pretendimet për shkeljen e rregullave anti-Covid në transmetimet televizive. “Zgjidhja’ u bashkohet apeleve të organizatave të gazetarëve brenda dhe jashtë vendit për të mos cenuar median e lirë. Gjatë kohës së pandemisë, punonjësit e medias, ashtu si ato të shëndetit dhe të sigurisë, ishin në krye të detyrës për të informuar publikun. Ata meritojnë respekt dhe nderim dhe jo censurë e mbyllje mediesh”, u shpreh më vonë me një deklaratë “Zgjidhja”.

Sakaq, Drejtori i Informacionit në RTV Ora News, Brahim Shima, në një prononcim për gazetën “Shekulli”  më herët tha se dokumentacioni ka gafa dhe shkelje. Sipas tij kemi të bëjmë me një sulm selektiv për vetë faktin që AMA në 2 maj falënderonte ISSH-në që kurseu gjobat për dy televizione të tjera.

“Është selektiv sepse në datë 2 maj AMA ka nxjerrë një letër falënderimi që ISSH nuk ka gjobitur dy televizione të tjera dhe ky është fakt ndërkohë që Ora nuk është paralajmëruar asnjë herë dhe ka ardhur një shkresë në orën 10:30 të natës mbrëmë dhe një shkresë sot, që thotë dy të parat gjobë nga 10 milionë secila, dhe të nesërmen ka ardhur shkresa e dytë me gjobë 20 milionë lekë të vjetra dhe vendim kryesor mbyllje aktiviteti”, u shpreh Shima për “Shekulli”-n.

Mes të tjerash ai mohoi që të ketë pasur një inspektim në studiot e televizionit, ndonëse kjo gjë pretendohet në shkresa. “Në shkresën e ISSH thuhet që është bërë një inspektim nga ora kaq në orën aq….por faktikisht në studiot e Orës nuk ka pasur asnjë inspektim, nëse do të kishte ekspertët do të shikonin që kushtet këtu janë brenda të gjitha kritereve”, tha ai, një javë më parë

I pyetur nga “Shekulli” në lidhje me reagimin që do të ndërmerrte televizioni, drejtori i Informacionit në RTV Ora tha: “Ne sigurisht që do ta ankimojmë duke parë të gjitha gafat që kanë bërë në dokumentacion, të gjitha shkeljet që janë bërë në dokumentacion do të ankimohen dhe do të ndjekim të gjithë rrugën ligjore të mundshme të së drejtës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Protesta/ Shqiptarët e Londrës kanë disa kërkesa për tu realizuar

Protesta/ Shqiptarët e Londrës kanë disa kërkesa për tu realizuar

Publikuar më 20.09.2020
Një grup shqiptarësh në Londër, kanë organizuar një protestë...

Një grup shqiptarësh në Londër, kanë organizuar një protestë për disa nga kërkesat e tyre. Kërkesat e tyre janë tre; Të drejtat e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, vota e diasporës dhe reforma në drejtësi. Atmosfera e krijuar u shoqërua nga tingujt e himnit kombëtar.

Lexo më shumë

“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha”/ Shefja e infektivit uron vajzën e saj për ditëlindje

“Zemër, e di që u trishtove, që nuk erdha”/ Shefja e infektivit uron vajzën e saj për ditëlindje

Publikuar më 20.09.2020
Znj. Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv në Tiranë, ka pa...

Znj. Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv në Tiranë, ka pasur një ditë të rëndësishme për të. Vajza e saj kishte ditëlindjen, por preokupimet e shumta në punë e kanë bërë të pamundur një festë me vajzën e saj. Znj. Çomo ka një mesazh për vajzën e saj në ditën më të bukur. Postimi i […]

Lexo më shumë

Merrni masa! Tirana do ketë ndërprerje energjie gjatë javës, ja cilat janë zonat

Merrni masa! Tirana do ketë ndërprerje energjie gjatë javës, ja cilat janë zonat

Publikuar më 20.09.2020
Disa zona në kryeqytet javën e ardhshme do të kenë kufizime ...

Disa zona në kryeqytet javën e ardhshme do të kenë kufizime të energjisë elektrike. OSHEE bën me dije se energjia do të stakohet gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 nga data 21 deri në 25 shtator. Zonat që do të preken janë: 21 shtator Pjesërisht: Zona pranë shinave të Trenit, zona pas spitalit të Traumës, zona tek […]

Lexo më shumë

4 të vdekur si pasojë e Covid-19, shënohet rritje e numrit të të infektuarve

4 të vdekur si pasojë e Covid-19, shënohet rritje e numrit të të infektuarve

Publikuar më 20.09.2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 159 raste të ...

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u shënuan 159 raste të reja nga 844 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë informon se katër pacientë kanë humbur jetën. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Kanë humbur betejën me […]

Lexo më shumë

Lajm i mirë Infektivi, pas 8 javësh në terapi intensive Indriti fiton betejën me Covid-19

Lajm i mirë Infektivi, pas 8 javësh në terapi intensive Indriti fiton betejën me Covid-19

Publikuar më 20.09.2020
Një pacient i infektuar me Covid-19 pas 8 javësh në terapi i...

Një pacient i infektuar me Covid-19 pas 8 javësh në terapi intensive, ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur në rrjetin social facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Indriti është kthyer në shtëpi i shëruar shkruan Manastirliu. Ndër të tjera ajo iu bën thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën, […]

Lexo më shumë

Fier/ 3 nxënës dalin të infektuar me COVID, alarmohet shkolla private

Fier/ 3 nxënës dalin të infektuar me COVID, alarmohet shkolla private

Publikuar më 20.09.2020
Ditën e djeshme, 3 nxënës kanë rezultuar pozitivë më COVID-1...

Ditën e djeshme, 3 nxënës kanë rezultuar pozitivë më COVID-19 në një shkollë private në qytetin e Fierit. Sakaq, mësohet se ka filluar një hetim epidemiologjik në lidhje me gjurmimin e kontakteve dhe përsa i përket familjeve të nxënësve të cilë janë të infektuar, ata janë izoluar deri në daljen e përgjigjes së tamponit. Kujtojmë […]

Lexo më shumë

Aksident në Durrës/ Makina përplas motorin, dy të plagosur

Aksident në Durrës/ Makina përplas motorin, dy të plagosur

Publikuar më 19.09.2020
Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Durrës, ku për pasojë...

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Durrës, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Një makinë përplasi një motor në fshatin në Pjezë në aksin Plepa-Ndroq, rruga e vjetër Durrës -Tiranë. Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, Policia ka nisur hetimet për […]

Lexo më shumë

Nën akuzë për trafikim armësh, Fjolla Morina përfundon në spital

Nën akuzë për trafikim armësh, Fjolla Morina përfundon në spital

Publikuar më 19.09.2020
Pak orë pas arrestimit në pikën kufitare të Morinës këngëtar...

Pak orë pas arrestimit në pikën kufitare të Morinës këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka përfunduar në spital. Mediat kosovare bëjnë me dije se pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit, Fjolla Morina nuk është ndjerë mirë dhe është detyruar të shkojnë me emergjencë në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në […]

Lexo më shumë