Zbuloni si ju përgjon “Facebook”!

Sipas një studimi të kryer nga Universitetet e Kembrixh dhe Shkolla e Biznesit e Kolumbias në Nju Jork, rezulton se kompanitë e reklamave që shfaqen në “Facebook”, arrijnë që t’ju përgjojnë kur ju i klikoni ose i bëni “like”.

Duke bërë pikërisht këtë veprim, reklamuesit e “Facebook” kanë rritur shitjet e produkteve të bukurisë dhe aplikacionet e lojërave me 50% krahasuar me reklamat që nuk kanë një target grup të caktuar.

“Edhe pse nuk e keni ditur, çdo hap që bëni online regjistrohet- faqja që vizitoni, blerja që bëni, kënga që dëgjoni, mesazhet që postoni apo lexoni në rrjetet sociale, dhe faqet që ndiqni në Facebook”,- thotë drejtuesi i studimit Sandra Matz, nga CBS.

Shkencëtarët kanë përdorur edhe disa faqe që kanë pëlqyer njerëzit për të parë personalitetin e tyre, duke treguar efektin e “bindjes psikologjike masive”.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet