Zbuloni si e dëmton trupin tensioni i lartë i gjakut

Dëmtim të arterieve

Tensioni i lartë i gjakut ushtron shumë presion në muret arteriale. Kjo shkakton dëmtim të tyre përbrenda dhe formim të pllakës bakteriale, e cila ngushton arteriet duke vështirësuar punën e tyre.

Aneurizëm

Në rast se arteria çahet, mund të shkaktojë hemorragji në trup. Aneurizmi shfaqet zakonisht tek aorta. Nëse keni dëmtim të arterieve, mund të zhvilloni aneurizëm edhe nëse nuk vuani nga tensioni i lartë i gjakut.

Atak në zemër

Nëse pllaka bakteriale bllokon arterien pranë zemrës, mund të shkaktojë atak në zemër.

Mund të keni dhimbje në gjoks, krahë, qafë ose edhe nofulla, probleme me frymëmarrjen, marrje mendsh dhe të vjella.

Nëse keni një nga këto shenja paralajmëruese, telefononi urgjencën.

Goditje në tru

Ka dy lloje goditjesh në tru: hemorragjike dhe iskemike. Një pjesë e trurit fillon të mos funksionojë kur nuk rrjedh mjaftueshëm gjak në tru. Kjo ndikon në mënyrën si mendoni, flisni apo lëvizni.

Demencë

Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë formim të pllakës bakteriale në arteriet që furnizojnë trurin. Bllokimi i këtyre arterieve shkakton ngadalësim të rrjedhjes së gjakut në pjesën tjetër të trupit.

Kjo mund të ndikojë në mënyrën si ju mendoni, flisni, shikoni, madje edhe kur lëvizni.

Probleme me veshkat

Tensioni i lartë i gjakut është shkaktari i dytë më kryesor i problemeve me veshkat. Ai ngushton dhe sforcon enët e gjakut tek veshkat dhe pengon filtrat e quajtur nefrozë që të marrin mjaftueshëm gjak dhe lëndë ushqyese. Pasojat janë deri në dështim të funksionimit të veshkave.

Probleme me sytë

Tensioni i lartë i gjakut, me anë të kalimit të kohës mund të ngadalësojë rrjedhjen e gjakut në retinë dhe nervin optik, që ndihmon për të dërguar sinjale në tru. Kjo mund të shkaktojë turbullim të shikimit, por edhe mund të arrijë deri në verbim.

Probleme seksuale për burrat

Pamjaftueshmëria e rrjedhjes së gjaku në penis, mund të shkaktojë probleme me ereksionin. Në këtë rast është mirë që të bëni një vizitë tek mjeku.

Humbje kockore

Ata persona të cilat vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut zakonisht kanë shumë kalcium në urinë. Tensioni i lartë i gjakut mundëson nxjerren jashtë të këtij minerali që është i rëndësishëm për forcimin e kockave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet