Zbuloni nëse jeni të varur nga smartfoni

A e kontrolloni smartfonin çdo 10 minuta, edhe pse nuk ju ka mbërritur asnjë thirrje apo njoftim?

A keni ndjerë ndonjëherë “dridhje fantazmë” para se te prekni me dorë ekranin? Nëse përgjigjja për pyetjet e mësipërme është “po”, atëherë ka të ngjarë që ju të jeni tepër të varur nga smartfoni juaj.

Varësia nga smartfonët manifestohet në mënyra të ndryshme. Disa përdorin “iPhone”-in e tyre për t’u lehtësuar emocionalisht në situata të sikletshme sociale.

Të tjerë prekin ekranin me gishtin e vogël, duke u përpjekur për të hequr mendjen nga angazhime të rëndësishme, si studimet apo puna.

Ndërkohë janë gjithnjë e në rritje aplikacionet që përdorin një sërë trukesh delikate për të na mbajtur të lidhur. Një rol në krijimin e varësisë luajnë edhe njoftimet e herë pas hershme që vijnë nga rrjetet sociale.

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet