×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbuloni në cilat punë shqiptarët punojnë me orë të zgjatura

Në disa sektorë punonjësit shfrytëzohen në punë me shumë se përcaktimet në kodin e punës, pa përfituar shpërblime për orët shtesë.

Sipas të dhënave të INSTAT punonjësit e tregtisë, fabrikave dhe ndërtimit harxhuan në punë përkatësisht 46.6, 46.5 dhe 42.9 orë në javë më 2019, ndërkohë që kodi i punës përcakton 40 orë punë në javë, teksa çdo orë tjetër duhet të paguhet me pagë shtese.

Punonjësit e bujqësisë punuan 37.2 orë pune në javë  më 2019, më pak se përcaktimet në kodin  e punës. Por në këtë sektor puna është sezonale dhe kohën e mbjelljeve dhe vjeljeve bujqit punojnë me orë të zgjatura.

Në vitin 2019 të punësuarit në total punuan mesatarisht 41.7 orë në javë me një rritje 30 minuta më shumë se në vitin 2018.

Ndërsa të punësuarit me pagë punojnë më gjatë, përkatësisht 43.5 dhe 43.4 orë në 2018-n dhe 2019-n.

Administrata publike është ajo që e zbaton më shumë kodin e punës. Të dhënat e INSTAT tregojnë se orët mesatare javore të punës në shtet ishin 40.2 në 2019-n, më të ulëtat nga të gjithë sektorët, me përjashtim të bujqësisë. Në krahasim me 2018-n, administrata punon 0.7 orë në javë më pak. Punonjësit e shtetit janë më të privilegjuar edhe për ditët e pushimit zyrtar, ndërsa një pjesë e sektorit privat punon edhe në ditët e festave, apo dhe gjatë fundjavës.

Burrat punojnë më gjatë se gratë. Meshkujt punojnë 43 orë në javë, ndërsa femrat 39.7.

Por, kur bëhet fjalë për të punësuarit me pagë, femrat punojnë mesatarisht 42 orë në javë.

Aktiviteti ku gratë punojnë me orë më të zgjatura është prodhimi, me rreth 46 orë.

Nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se Shqipëria është ndër vendet ku punohet më gjatë në Europë, me rreth 42-43 orë në javë. Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë.

Vendet e Bashkimit Europian punojnë mesatarisht më pak se 40 orë në javë.

Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit.

Rekordin në Europë e mbajnë turqit, me mbi 46 orë në javë./Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

A do bien copa në territorin shqiptar? Detaje se kur pritet që raketa kineze të prekë tokën

A do bien copa në territorin shqiptar? Detaje se kur pritet që raketa kineze të prekë tokën

Publikuar më 08.05.2021
Peshon 22 ton, është 30 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë, “...

Peshon 22 ton, është 30 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë, “Por është e pamundur të shkaktojë dëme serioze”. Garancia vjen nga astrofizikani italian Xhanluka Masi. Ai ka arritur ta fotografojë raketën kineze, e cila në 29 prill dërgoi në orbitë modulin e parë të stacionit hapësinor Tianhe-1 dhe tani është në rënie të […]

Lexo më shumë

Fotografohet shumë afër Shqipërisë raketa kineze që pritet të bjerë në tokë

Fotografohet shumë afër Shqipërisë raketa kineze që pritet të bjerë në tokë

Publikuar më 08.05.2021
Një teleskop në vendin fqinjë, në Itali ka arritur të fotogr...

Një teleskop në vendin fqinjë, në Itali ka arritur të fotografojë raketën kineze e cila pritet që ditën e nesërme të bjerë në Tokë. Sipas mediave të huaja kjo është fotoja e parë e siguruar e raketës kineze e cila humbi kontrollin teksa ishte në hapësirë dhe po transportonte pjesë për ndërtimin e Stacionit Hapësinor […]

Lexo më shumë

Grabitet me dhunë kambisti, autorët i marrin 5 milion lekë

Grabitet me dhunë kambisti, autorët i marrin 5 milion lekë

Publikuar më 07.05.2021
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë. Një ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë. Një kambist mësohet se është grabitur me dhunë në lagjen nr. 4 Kodër të këtij qyteti. 2 persona të maskuar i kanë ngritur kurth kambistit në hyrjen e pallatit dhe e kanë goditur sapo ka tentuar të hyjë në ashensor. Raportohet se ata kanë mundur […]

Lexo më shumë

Fara kanabisi në “Land Rover”, arrestohen dy shkodranët, po shkonin t’i mbillnin në zonat e thella të Dukagjinit

Fara kanabisi në “Land Rover”, arrestohen dy shkodranët, po shkonin t’i mbillnin në zonat e thella të Dukagjinit

Publikuar më 07.05.2021
Dy persona janë arrestuar këtë mbrëmje nga Policia e Shkodrë...

Dy persona janë arrestuar këtë mbrëmje nga Policia e Shkodrës. Arrestimi i tyre është bërë, pasi në mjetin e tyre tip “Land Rovert” janë gjetur mijëra fara të bimëve narkotike, të paketuara në kuti, që kapnin një vlerë të konsiderueshme monetare. Dyshohet se farat e kanabisit do të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit […]

Lexo më shumë

“Me këtë vendim, nga zot shtëpie kthehesh në hyzmeqar”/ Gjykata rrëzon qeverinë dhe bashkinë: Kopshti Botanik u takon studentëve

“Me këtë vendim, nga zot shtëpie kthehesh në hyzmeqar”/ Gjykata rrëzon qeverinë dhe bashkinë: Kopshti Botanik u takon studentëve

Publikuar më 07.05.2021
Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të premten shfuqizi...

Gjykata Administrative e Tiranës vendosi të premten shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin e Kopshtit Botanik nën pronësinë e Bashkisë së Tiranës, duke argumentuar se ai u takon pedagogëve dhe studentëve. Beteja mes Universitetit të Tiranës dhe Këshillit të Ministrave e Bashkisë Tiranë nisi në korrik 2019, kur u dorëzua fillimisht kërkesë- […]

Lexo më shumë

Dy humbje jete dhe vetëm 67 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit ne vendin tonë

Dy humbje jete dhe vetëm 67 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit ne vendin tonë

Publikuar më 07.05.2021
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar ...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2,728 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 67 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 në Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në […]

Lexo më shumë

Një tufë lule të bardha në bankën e nxënësit 10-vjeçar në Shkodër, kreu vetëvarje për videon e “Tik-Tok” (Foto)

Një tufë lule të bardha në bankën e nxënësit 10-vjeçar në Shkodër, kreu vetëvarje për videon e “Tik-Tok” (Foto)

Publikuar më 07.05.2021
Një tufë me lule të bardha janë vendosur në bankën ku ulej n...

Një tufë me lule të bardha janë vendosur në bankën ku ulej nxënësi 10-vjeçar, në shkollën “At Gjon Karma” në Gurin e Zi në Shkodër, i cili u vetëvarë për një video të “Tik-Tok”. Lulet janë vendosur nga shokët dhe shoqet e klasës e mësuesja e 10-vjeçarit. Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë […]

Lexo më shumë

“E bëri hatanë”, nipi rrëfen vrasjen e hallës: Burri e kërcënonte prej kohësh, i zuri pritë te gjykata

“E bëri hatanë”, nipi rrëfen vrasjen e hallës: Burri e kërcënonte prej kohësh, i zuri pritë te gjykata

Publikuar më 07.05.2021
Nipi i Liljana Buzos, e cila u vra dje barbarisht nga bashkë...

Nipi i Liljana Buzos, e cila u vra dje barbarisht nga bashkëshorti i saj shumë pranë Gjykatës së Elbasanit, ka treguar detaje tronditëse nga ngjarja në fjalë. Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”, në ‘News24’ tha se lajmin e hidhur për vrasjen e hallës së tij ia kishte dhënë babai përmes telefonit. […]

Lexo më shumë