Zbulohet sërish drita fluoreshente te Kryeministria, ishte mbuluar pas protestave

Publikuar më 19. 05. 2017 nga Eno Shkëmbi

Pas heqjes së çadrës së opozitës, edhe drita fluoreshente në Kryeministri, vepra e mirënjohur “Markiza” është zhveshur nga petku i saj.

Stafi i kryeministrisë vendosi ta mbulojë veprën e instaluar në ballinën hyrëse të Kryeministrisë duke iu druajtur një sulmi të mundshëm nga protestuesit opozitarë.

Sot pëlhura e zezë është hequr dhe vepra në fjalë, do të vijojë të ndriçojë. Vendosja e kësaj drite në fasadën kryesore të institucionit të ekzekutivit ka marrë kritika të shumta nga ata që mendojnë se ajo dëmton ndërtesën që është monument kulture. /E.SH/