Zbulohet projekti si do të transformohet Piramida!

Foto 1 nga 5 Pas Para

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Michael D. Granoff, Drejtorin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit,  morën pjesë në prezantimin e projektit transformues të Piramidës në qendrën më të madhe multifunksionale për të rinjtë, e fokusuar kryesisht në arsimimin digjital, por dhe të artit e kulturës sipas modelit “TUMO”.

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj u shpreh se ky është një projekt i cili do ndryshojë rrënjësisht godinën aktuale.

Ndërsa Rama u shpreh se kjo ishte ëndrra e tij e vjetër që në kohën që drejtonte bashkinë e Tiranës, ndërsa tashmë po bëhet realitet.

” Dua të falenderoj ata që mundësuan ardhjen deri këtu të këtij projekti, pasi bëhet fjalë për ëndrrën time të vjetër kur isha kryetar i bashkisë. Besoj që projekti ka arritur të zgjidhë një pikë kyçe të sfidës që gjatë gjithë kësaj kohe nuk zgjidhi midis rilindjes së kësaj godine dhe funksionit të saj. Me Erionin kemi diskutuar që kur mori Tiranën për ta zgjuar nga gjumi. Dhe është e vërtetë erdhëm tek pika që kjo godinë duhet të shkonte për fëmijët dhe të rinjtë të rinj. Përsëri aty kemi pasur dilemën, pasi Erioni kërkonte një rrugë për ta kthyer në një qendër për këtë pjesën e të rinjve trendy të Tiranës, ndërsa unë thoja fëmijët, fëmijët, fëmijët, një ditë Erioni më telefoni, i ekzaltuar, njëlloj sikur telefonon për një pusetë apo projekte të tjera, më tha ‘ E gjetëm lal’. Kjo është diçka përtej ëndrrës time të bukur është diçka e jashtëzakonshme. Model që arrin të bëjë bashkë; fëmijët dhe teknologjinë duke u dhënë mundësi fëmijëve jo thjeshtë që të mësojnë teknologjinë, pasi e mësojnë vetë dhe se po afrohet koha, që duhen forcuar passëored për t’u mbrojtur nga Zaho. Ky vend është një destinacion melankolik i shëmtisë, tani duhet të kthehet i bukurisë, pasi potenciali është i gjithë këtu. Kemi shumë pjesë të kaluarës që janë si vende vajtimi. Kur hyra këtu po thoja ky është sot një vend ku mundësia është për këdo që do të dijë se cfarë kanë bërë shqiptarët me shtetin në mbi 20 vite”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet