×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbulohet letra e Haki Çakos: Po dështojmë në operacionet anti-kanabis, sistemi i radarëve në det nuk funksionon

Hije skandali në Ministrinë e Mbrojtjes. Mosfunksionimi i sistemit të radarëve të vëhgimit në det ka shkaktuar dështimin e aksioneve antidrogë të policisë. Bëhet publike letra që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Cako, i ka dërguar Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj me 31 gusht 2017 ku e vë në dijeni për situatën e krijuar.

Kryepolici i referohet operacionit të mbrëmjes së 11 gushtit, ku forcat e policisë dështuan për kapjen e një gomoneje, që ishte nisur dy milje nga Plazhi i Zvërcenit, për shkak se qendra dha kordinata ta pasakta të lëvizjes së mjetit, shkruan “BalkanËeb”.

Në letër thuhet se “Mosdhënia e informacionit krijoi konfuzion dhe pati raste kur mjetet që merrnin pjesë në operacion filluan të ndiqnin njëra-tjetrën në hapësirën detare. Pas kapjes së gomones poshtë radarit të qendrës, rezultoi se nga sistemi nuk ishte konstatuar asnjë lëvizje”.

Por nuk mbetet me kaq. Kryepolici Çako ngre shqetësim edhe për situata të tjera të ngjashme, që kanë sjellë për pasoje dhe mosndërhyrjen e forcave të policisë.

“Në mjaft raste përfaqësuesit e policisë kanë kërkuar kthimin mbrapa të sistemit për ngjarje, me orare dhe data konktrete, të lëvizjes së mjeteve lundruese të konstatuara nga shërbimet e policisë, por në asnjë rast në sistem nuk ishin evidentuar dhe nuk u gjetën gjurmë të dhënat, megjithëse mjetet lundruese të kapura nga Guardia di Finanza në Itali kanë qenë me përmasa që duhet të ishin zbuluar, identifikuar nga ky system”, – shkruan drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, raporton

Ne letrën e tij, Çako thekson faktin se sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nga radarët, ka shfaqur probleme të shumta.

“Sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nuk iu përgjigjet nevojave operacionale, për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit detar, dhe nuk bën të mundur identifikimin e mjeteve lundruese. Kjo situatë ka vështirësuar punën dhe shërbimin e efektivave tona në luftën kundër trafiqeve të paligjshme në hapësirën detare”, – shkruan Çako.

Numri një i Policisë së Shtetit, kërkon nga Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj të ndërhyjë në rrugë institucionale, me qëllim marrjen e masave për plotësimin dhe përmirësimin e cilësisë së parametrave të sistemit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të rritet performanca e policisë së shtetit në luftën antikanabis.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U rrëmbye nga 3 persona të maskuar, gjendet trupi i pajetë i 5 vjeçares

U rrëmbye nga 3 persona të maskuar, gjendet trupi i pajetë i 5 vjeçares

Publikuar më 14.06.2022
Është gjetur e vdekur Elena Del Pozzo,  5-vjeçarja e rrëmbye...

Është gjetur e vdekur Elena Del Pozzo,  5-vjeçarja e rrëmbyer të hënën në Tremestieri Etna. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit. Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro. Në fillim gruaja tregoi për një […]

Lexo më shumë

Publikohen pamjet e plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel

Publikohen pamjet e plagosjes së Erion Hasanbelliut në Bruksel

Publikuar më 13.06.2022
Erion Hasanbelliu u qëllua me gjashtë plumba në një zonë në ...

Erion Hasanbelliu u qëllua me gjashtë plumba në një zonë në qendër të Brukselit. Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti i atentatit. 43-vjeçari shqiptar u qëllua në hyrje të një hoteli, pranë De Brouckèreplein. Siç duket edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes janë mbledhur qytetarë, si edhe mjekë që i kanë dhënë menjëherë ndihmën […]

Lexo më shumë

Përdhunuan dhe hodhën të gjallë në rezervuar 52-vjeçaren, burg përjetë autorit, dënohen edhe bashkëpunëtorët

Përdhunuan dhe hodhën të gjallë në rezervuar 52-vjeçaren, burg përjetë autorit, dënohen edhe bashkëpunëtorët

Publikuar më 21.04.2022
Përdhunimi dhe më pas hedhja në rezervuar e trupit të Drita ...

Përdhunimi dhe më pas hedhja në rezervuar e trupit të Drita Saliaj, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ka çuar gjykatën në konkluzionin e shpalljes fajtor dhe dënimin e tre personave të arrestuar për këtë ngjarje. Gjykata e Fierit ka vendosur burg përjetë për Ervis Zotajn, për ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Ndërsa ka dënuar […]

Lexo më shumë

Po e trafikonin me një varkë peshkimi, kapen dy ton kokainë në Spanjë

Po e trafikonin me një varkë peshkimi, kapen dy ton kokainë në Spanjë

Publikuar më 17.04.2022
Pesë persona u arrestuan kur një varkë peshkimi me dy ton ko...

Pesë persona u arrestuan kur një varkë peshkimi me dy ton kokainë u kap në Ishujt Kanarie nga autoritetet spanjolle. Anija e vogël e quajtur Akt1 u ndalua nga një anije e rojes bregdetare spanjolle në pjesën jugore të vendit. Operacioni u drejtua nga qendra operacionale e analizës detare dhe agjencia ndërkombëtare që bashkërendon operacionet […]

Lexo më shumë

Pas 14 ditë kërkimesh, gjendet trupi i 10-vjeçarit të mbytur në lumin Fan

Pas 14 ditë kërkimesh, gjendet trupi i 10-vjeçarit të mbytur në lumin Fan

Publikuar më 17.04.2022
Pas 14-ditësh është gjetur trupi i 10-vjeçarit që u mbyt në ...

Pas 14-ditësh është gjetur trupi i 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin kur 10-vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit. Menjëherë nisën kërkimet për gjetjen e […]

Lexo më shumë

Makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë e moshuara 82-vjeçare! Shoferi dhe pasagjerët dërgohen te Trauma

Makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë e moshuara 82-vjeçare! Shoferi dhe pasagjerët dërgohen te Trauma

Publikuar më 03.04.2022
Një e moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të ndo...

Një e moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Kamëz ku automjeti doli nga rruga duke përfunduar në kanal. Policia njofton se ka ndërruar jetë Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. […]

Lexo më shumë

E rëndë në Vlorë! Një grua bie nga kati i tretë i pallatit

E rëndë në Vlorë! Një grua bie nga kati i tretë i pallatit

Publikuar më 03.04.2022
Bie nga kati i tretë i pallatit një grua në lagjen “Pavarësi...

Bie nga kati i tretë i pallatit një grua në lagjen “Pavarësia”, Zona pranë Aleksandrisë. E moshuara rreth 85 vjeçe me inicialet GJ.S ka rënë nga lartësia brenda shkallëve të pallatit. Ka pësuar fraktura të shumta në trup, në gjendje kritike për jetën. Nuk dihet nëse ka rënë aksidentalisht apo është hedhur. E moshuara jetonte […]

Lexo më shumë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Levan-Tepelenë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Levan-Tepelenë

Publikuar më 01.04.2022
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjt...

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Bëhet e ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 kur në fshatin Ziaj, shtetasi automjeti tip “Benz” që drejtohej nga I. R., 37 vjeç, banues në Fratar është përplasur me një automjet tip “BMW” me drejtues  F. L., 34 vjeç, […]

Lexo më shumë