
Ylli australian i muzikës pop “Tones And I” ka këngën më të kërkuar të të gjitha kohërave në shazam, hitin e saj të vitit 2019 Dance Monkey.
Më shumë se 200 milion njerëz në muaj përdorin aplikacionin Shazam për të identifikuar këngët që kanë dëgjuar, por nuk njohin titullin apo emrin e këngëtarit apo grupit.
Dance Monkey, e cila u shkrua në lidhje me përvojat e këngëtares në Byron Bay, është kërkuar 36.6 milionë herë në Shazam, tha kompania.
Kantautorja Toni Watson, që mban emrin artistik “Tones And I” tha se aplikacioni ka qenë i paçmueshëm për karrierën e saj.
“Nuk pata asnjë ndjekës kur lançova Dance Monkey, por Shazam më dha mundësinë për të arritur më shumë njerëz dhe për të rritur bazën time të fansave, çka më ka dhënë një karrierë”, tha ajo në një deklaratë.
Për 11 javë me radhë Dance Monkey ka qenë në vend të parë në listën e këngëve më të dëgjuara në Britaninë e Madhe, ndërsa mban gjithashtu rekordin për këngën më të kërkuar në Shazam në një ditë të vetme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply