Zbulohet juria e Festivalit të Këngës

Ndërsa Festivali i Këngës po vijon, janë prezantuar emrat që do të votojnë për këngëtarin fitues. Anëtarët e Jurisë së këtij edicioni janë: Hajg Zaharjan, Rona Nishliu, Arta Marku, Olsa Toqi, Pali Kuke, Durim Cene, Agim Krajka, Shpëtim Kushta dhe Rovena Dilo.

Ndërsa aktori Viktori Zhusti bëri prezantimin duke përmendur profesionin e secilit prej anëtarëve të jurisë evidentoi se “Rovena Dilo nuk ka nevojë për prezantim”.

Duke pasur parasysh kontributin e secilit prej anëtarëve  të jurisë në kulturën shqiptare, ndoshta ky veçim për shumë mund të dukej i tepruar. E megjithatë entuziazmi i Festivalit sigurisht që i prek të gjithë, veçanërisht ata që janë si protagonist në skenën e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet