Zbulohet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në një aksident me kamion në Itali

Publikuar më 15. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Zbulohet identiteti i shqiptarit që humbi jetën në një aksident të ndodhur ditën e djeshme në Itali ku u përplasën dy kamionë.

Sipas mediave italiane, 48-vjeçar me origjinë shqiptare që humbi jetën dje në një aksident të rëndë në Trento është Edmond Boçi, rezident në Gjermani, vartës i një kompanie autotransporti gjermane.

Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve dhe me gjithë ndërhyrjen e urgjencës dhe helikopterit të ndihmës së shpejtë, shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë.

48-vjeçari shqiptar për arsye ende të paqarta është përplasur me një mjet që e parakalonte, një kamion tjetër të  Çekisë. Shoferi i tij shpëtoi pa dëmtime.