Zbulohet hapi i radhës i drejtuesve të Milanit për të ardhmen e skuadrës

Një nga cështjet që e shqetëson Milanin është Gianluigi Donnarumma.

Verën e ardhshme, përfundon kontrata e portierit të talentuar me kuqezinjtë dhe klubi po punon prej kohësh për ta rinovuar me të, mirëpo gjetja e një akordi me agjentin Raiola është quajtur si një mision shumë i vështirë.

Në sezon, 21-vjeçari përfiton 6 milion dhe skuadra e Milanit nuk mund t’i ofrojë më shumë se kaq.

Ndërkohë, Gazzetta dello Sport raporton se drejtuesit po mundohen ta bindin me projektin teknik që kanë për të ardhmen.

Lojtarit do t’i ofrohet rinovimi me një vit tjetër, pra deri në 2022, për të mos e lejuar largimin në fund të sezonit të ardhshëm.

Rroga që do të marrë, do të jetë sërish rreth shumës 6 milion euro dhe gjithashtu, Donnarumma është mirë në skuadrën e kuqezinjve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet