Zbulohet ekspertiza: Sala vdiq nga goditjet që mori në kokë dhe gjoks

Menjëherë pas nxjerrjes së trupit të 28-vjeçarit, Emiliano Sala nga rrënojat e avionit të fundosur në det, ka nisur edhe ekspertiza për të zbuluar shkaqet e vdekjes së futbollistit.

Deri më tani mediat shkruajnë se Sala vdiq si pasojë e goditjeve të marra në kokë dhe gjoks, pavarësisht se përfundoi në fund të detit së bashku me avionin.

“Shkaku i vdekjes kanë qenë goditjet dhe lëndimet e marra në kokë dhe në gjoks. Hetimi është pezulluar. Hetimi i plotë i AAIB [Aksidentit të Aksidenteve Ajrore] për rrëzimin e avionit pritet të zgjasë nga gjashtë deri në 12 muaj, ndonëse brenda dy javësh duhet të bëhet një raport i përkohshëm”,-thuhet në njoftim.

Avioni i “Piper Malibu” i pilotuar nga David Ibbotson u zhduk nga radarët me 21 janar, kur u kthye nga Franca, ku Sala i kishte dhënë lamtumirën shokëve të ekipit në Nantes para se të shkonte për t’u bashkuar me klubin e ri Cardiff City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet