ZBULOHET E VËRTETA/UFO në Jugosllavi, dhe ekspertiza mjeko-ligjore me prezencën e Titos (Video)

Një objekt i paidentifikuar kishte rënë në qytezën Otoçec në Slloveni, e më pas në Akademinë Mjekësore të Ushtrisë në Beograd u bë edhe ekspertiza e parë mjeko-ligjore e një jashtëtokësori në Jugosllavi, thuhet në një video prej tre minutave e cila u publikua para shtatë viteve dhe tronditi opinionin në Ballkan dhe jo vetëm, shkruan e përditshmja serbe “Kurir”.

“Objekti fluturues në formë disku, në nëntorin e vitit 1966 ka humbur kontrollin mbi fshatin Otoçec në Jugosllavi, ka goditur tokën dhe ka shpërthyer. Nga gërmadha është nxjerrë një trup pjesërisht i djegur i një jashtëtokësori dhe është transportuar në Beograd, në Akademinë Mjekësore të Ushtrisë, VMA, ku është bërë ekspertiza mjeko-ligjore. Autopsinë e bënë kirurgët Andrej Zoboli dhe patologët Nikola Juliç dhe Zoran Federiç, dhe e gjithë procedura është filmuar. Fotografitë e autopsisë i ka ruajtur nipi  I njërit prej mjekëve ,” shkruante poshtë fotografivë kur ato u pulbikuan në internet në vitin.

Detajet

Në videon prej tre minutave të ekspertizës mjeko-ligjore dëgjohet vetëm zhurma e kamerës, dhe shihet se si mjekët në detaje studiojnë të gjitha pjesët e trupit të jashtëtokësorit. Menjëherë pasuan edhe rrëfimet tjera: se trupin e jashtëtokësorit e ka parë personalisht Presidenti i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, i cili më pas ka urdhëruar pjesëtarët e UDB-së që me asnjë çmim të mos lejojnë rrjedhjen e informacioneve.

Mirëpo, investigimi i gazetarëve ka dëshmuar se nuk ekzistojnë dokumenta në lidhje me këtë ngjarje, dhe se doktorët e përmendur kurrë nuk kanë punuar në VMA, e sipas të gjitha gjasave as që kanë ekzistuar. Duke bërë kërkime lidhur me prejardhjen e videos së publikuar, në vend të shtetasit slloven, Andrej Zobola, u gjet italiani Andre Zoboli, i cili e zbuloi edhe të vërtetën e gjithë kësaj ngjarje.

Në klinikë dentare

“Në vitin 1999, me të dëgjuar se shoqata e skeptikëve, CICAP, kishte publikuar një konkurs për “Fotografimin e fantazmave të rrejshme“, vendosa të filmoj autopsinë e një jashtëtokësori. Që të kursej kohën, bëra pjesët e trupit, të cilat në fund i bashkova. Lëkurën e bëra nga goma, e materialin si qymyri, i kam përdorur për të bërë brinjët. Për sy kam përdorur varëse, të cilat i kamë blerë përmes një reviste amerikane horror,” tha Zoboli duke sqaruar se skenën e prerjes së jashtëtokësorit e ka filmuar në sallën e pritjes në një klinikë dentare, ndërsa pajisjet mjekësore i kishte marrë tek një miku i tij, shkruan “Kurir”.

 

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet