Zbulohet dokumenti për Lindita Nikollën, “ekselente” me mesatare 6.8 (FOTO)

Përpjekja e Edi Ramës, për të mbrojtur ministren e tij ndaj nxënësve, sipas tij ngelës, është një shkarje leksikore dhe kujtesë e pakët. Ministrja Lindita Nikolla, 32 vite më parë, nuk ka qenë studentja ekselente.

Lindita Llesh Gjergji, nuk ka qenë aspak e fortëdalluar në universitet, dhe rezultatet e saj ishin të larta, më së shumti në lëndët ushtarake, ato partiake dhe në zbatimin e çdo detyre të organizatës bazë. Një mesatare specialitetesh 5.9, mesatare e përgjithshme 6.8, dhe shoqërore 7.2, janë të dhënat e tre viteve të para të studentes në fakukltetin e Shkencave të Natyrës, që sipas pedagogëve të saj, ishte e vullnetshme.

Studentja Gjergji, ishte e gatshme të kryente çdo detyrë që i ngarkohej nga organizata e rinisë, sigurisht. Kështu shprehej para 32 vitesh presidenti socialist Rexhep Mejdani, dekani i fakultetit në ato vite, teksa përcillte rekomandimin për studenten, e cila përpiqej të ndërronte degë, nga që nuk po ishte aq e suksesshme në shkencat ekzakte. Në dhjetor të vitit 1986, Gjergji ndërpreu studimet duke shpresuar të kalonte në një tjetër degë më komode për të.

Por kryeministri Rama, duket se nuk ka pasur aspak kujdes të mësojë për mesataret, por më tepër sesa për rezultatet e larta, i duheshin bindja ndaj organizatës së rinisë atëherë, dhe të asaj të rilindjes tani. Zonja ministre prej dy ditësh nuk përballet dot me studentët, ndërsa pret twitterin e shefit të saj kryeministër, për t’u orientuar, se cila do të jetë përgjigjja ndaj të rinjve të universiteteve. /ShijakTV/

new doc 2018-02-20 12.36.30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet