Zbulohet i dashuri muskuloz i Britney Spears (FOTO)

Publikuar më 13. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Të gjitha mediat janë në alarm! Britney Spears është parë me unazë diamanti në gisht dhe dorë për dore me Sam Asghari, gjë që nga dje kanë plasur thashethemet për një fejesë të tyre në Hawai.
Thashethemet plasën pasi që në dorën e Britneyit u pa një unazë e re diamanti të mërkurën.
Tani ajo nuk ka munguar të dalë publikisht edhe me unazën por edhe me të dashurin e saj muskuloz, që është vetëm 23 vjeç, plot 13 vite më i ri se Britney.