Zbulohen prapaskenat, Tare është gati të transferojë yllin shqiptar te Lacio

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, duket se po përgatit një tjetër goditje të fortë në Merkato.

Tare duket se kërkon një tjetër shqiptar te bardhekaltërit, dhe bëhet fjalë për yllin e Stok Sitit, Xhedan Shaqiri. Mesfushori që shkëlqeu në Botëror me fanellën zvicerane do të zërë me gjasë vendin e Felipe Andersonit, që mund të kalojë në Premier Ligë.

Shaqiri do të rikthehej në Serinë A për 17 milionë euro, aq sa ka klauzolën e lirimit me Stouk Sitin. Nuk do të ishte hera e parë për Shaqirin që do të luante në Serinë A, pasi më herët ka luajtur për zikaltërit e Interit.

Janë të shumtë shqiptarët që drejtori sportiv i Lacios ka afruar në Romë, duke filluar nga Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Valon Berisha.

Lacio mund të jetë një destinacion i mirë për Shaqirin, duke marrë parasysh se ekipi i tij ka rënë nga kategoria, ndërsa Seria A po ringrihet me mbërritjen e Ronaldos te Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet