Zbulohen prapaskenat, Gadafi ishte fare pranë blerjes së Junajtid

Disa prapaskena gati të pabesueshme kanë dalë së fundmi në “Sunday Times”.

Ish-diktatori libian, kolonel Muamar Gadafi, ishte vetëm disa orë larg blerjes së shumicës së aksioneve të Mançester Junajtid, deklaron komisioneri i marrëveshjes me familjen Glejzër.

Presidenti i Kardif Sitit, Mehmet Dalman, tha për “Sunday Times” se ai fluturoi me një avion privat të ish-presidentit të Libisë në vitin 2005, sepse ai ishte komisioneri që do të bënte shkëmbimin e madh.

Detyra e Mehmet Dalman ishte e qartë, të shiste 29,9 % të aksioneve të Xhon Magnier dhe JP McManus.

“Gadafi thuajse e bleu klubin, aq pranë ishim. Na ndanë vetëm disa orë”, zbulon Dalman. Vetëm pak orë më vonë ai firmosi një marrëveshje me biznesmenët amerikanë të familjes Glejzër.

Të tjera

Abissnet