Zbulohen portrete të shek. XIX të Ali Pashë Tepelenës, ja ku gjenden sot (FOTO)

Publikuar më 17. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Nga Aurenc Bebja
Portretet janë realizuar gjatë shekullit të XIX-të. Ato i dedikohen Ali Pashë Tepelenës (1744 – 1822), ose siç njihej ndryshe në shoqëritë perëndimore, Ali Pashë Janina.

Disa prej veprave mbajnë emrin e personaliteteve të njohura të artit francez si për shembull Horace Vernet (1789 – 1863), Louis Dupré (1789 – 1837) dhe Jules Boilly (1796 – 1874).

Elementët që bien në sy në pamje të parë janë paraqitja jo gjithmonë e njëjtë e pashait të Janinës, armët (ku figuron koka e shqiponjës) dhe faksimilja e firmës së tij (diçka e rrallë).