Zbulohen pamjet e shpërthimit me tritol në Shkodër (VIDEO)

Të paktën 8 persona u plagosën sot gjatë një shpërthimi me tritol që tronditi qytetin e Shkodrës.

Në këtë video postuar nga televizioni lokal Rozafa, mund të ndiqni pamjet pa koment pak minuta pas shpërthimit të tritolit.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Sot rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lëndë eksplozive.

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit L.K. 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dykatësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë, D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Të tre këta shtetas u dërguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar. Lëndime me të lehta kanë pësuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autorësisë së kësaj ngjarje.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin.

Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.

Të tjera

Abissnet