Zbulohen ngjyrat dhe kapacitetet e memories së iPhone XR dhe XS

Linja e 2018-ës e iPhone do të fillojë nga 64GB për XS dhe XR. Sakaq kapaciteti maksimal i XR do të jetë 256GB ndërsa modelet OLED vijojnë me 256GB dhe 512GB.

Nëse kishit planifikuar për të blerë një iPhone XS që do të prezantohet sonte, një lajm i mirë vjen për ju.

Apple do të integrojë goxha memorie tek telefonët e rinj, konkretisht deri në 512GB.

Të dy modelet iPhone XS, 5.8-inç dhe 6.5-inç, do të kenë opsionin 512GB. Detajet e reja vinë po nga uebfaqja e Apple.

Linja e 2018-ës e iPhone do të fillojë nga 64GB për XS dhe XR. Sakaq kapaciteti maksimal i XR do të jetë 256GB ndërsa modelet OLED vijojnë me 256GB dhe 512GB.

Uebfaqja e Apple gjithashtu zbulon ngjyrat për secilin model. Konkretisht i kemi radhitur si më poshtë:

iPhone XS 5.8-inç dhe dhe XS Max 6.5-inç OLED

Memoria: 64GB, 256GB dhe 512GB

Ngjyrat: Gri, Argjendtë dhe Artë

iPhone XR 6.1-inç LCD

Memoria: 64GB, 128GB dhe 256GB

Ngjyrat: Zezë, Bardhë, Kuqe, Verdhë, Korale dhe Blu

19:57: Apple tregon disa demo lojërash duke demonstruar fuqinë grafike të iPhone XS dhe jo vetëm por edhe audion stereo

19:47: Apple do të ofrojë modele 512GB të iPhone XS

19:46: Risia është se motori neural përpunon 5 trilion operacione në sekondë shumë më tepër sesa 600 miliardë të A11.

19:46: GPU-ja e A12 është 50% më e shpejtë se A11

19:45: Procesori i dizajnuar nga Apple ka dy bërthama të fuqisë së lartë dhe dy të ulëta. A12 është 15% më e shpejtë.

19:44: iPhone XS vjen me procesor Apple A12 Bionic me arkitekturën 7 nanometër. Procesori i parë me këtë arkitekturë

19:42: Audio Stereo e gjerë për modelet XS

19:41: Telefoni me ekran 6.5-inç quhet iPhone XS Max

19:40: Një version i ri 6.5-inç i iPhone X

19:40: Ekran 5.8-inç

19:38: iPhone XS vjen në tre ngjyra: artë, gri dhe argjendtë. Telefoni rezistent ndaj ujit 2 metër për 30 minuta falë IP68

19:36: iPhone është telefoni numër 1 në botë. Kënaqësia konsumatore është 98%

19:36: “iPhone X ndryshoi të ardhmen e telefonëve”

19:35: Tim Cook në skenë. “Le të flaism për iPhone”/ Pcworld.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Libri që jeton

Natasha Lako Nuk e di përse, para se të flas për Panairin e sivjetmë të librit, veçoj menjëherë nga shkrimtarët…

Abissnet