Zbulohen kush janë dy shqiptarët e dëbuar nga Italia, dolën në foto me… (VIDEO)

Publikuar më 07. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Dy shqiptarët e dëbuar nga Italia si të rrezikshëm për sigurinë e shtetit, dyshohen se kanë lidhje me luftëtarët e ISIS. Këto dyshime janë krijuar pas kontrollit të imtësishëm që i është bërë rrjeteve sociale që shqiptarët kishin në përdorim.
Sipas autoriteteve italiane, dy të rinjtë kanë publikuar në profilet e tyre dokumente anti-perëndimore dhe anti-semite edhe në përputhje me atentatet e bëra në Evropë, për të cilët përgjegjësia është marrë përsipër nga ISIS. Në faqet e tyre në “Facebook” të dy shqiptarët e përzënë kanë publikuar foto me armë në duar.
Kontrollet e bëra në banesat e tyre kanë sjellë sekuestrimin e disa kompjuterëve dhe celularëve, të vlefshëm për të rindërtuar rrjetin e kontakteve nga ana e hetuesve, por nuk kanë dalë lidhje me rezidentë të tjerë të Puglias. Dy shqiptarët u shoqëruan nga policia në një anije të nisur nga Bari dhe iu dorëzuan autoriteteve shqiptare të anti-terrorizmit.