Zbulohen fakte të reja, ja për çfarë akuzohej dy vjet më parë i dyshuari për masakrën e Lushnjës

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Të tjera fakte kanë dalë në dritë lidhur me të shkuarën e të dyshuarit kryesor për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve dje në mbrëmje në Lushnjë.

Mësohet se shtetasi Laert Haxhiu, i cili është shpallur në kërkim për masakrën e mbrëmshme, ka qenë edhe më parë i dënuar.

Në qershor të 2015-s ai doli përballë Gjykatës së Durrësit” pasi akuzohej për veprën penale  “prodhim dhe shitje e narkotikëve, në bashkëpunim”.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg, gjykata ka vlerësuar se ai duhet të fajësohej vetëm për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Në material më poshtë është dhe kopja e vendimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit të datës 19 maj 2016, ku shkruhet se, Haxhiu është dënuar me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg.

Uniformat blu e prangosën Haxhiun në vitin 2015 në mjediset e një lokali pranë një karburanti në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Asokohe ai merrej me shitje heroine dhe gjatë kohës që u vu në ndjekje nga policia u hodh nga lartësia duke lënduar njërën këmbë.