Zbulohen emrat e dy shqiptarëve që u dogjën brenda shtëpisë në Bruksel (Emrat)

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Bruksel. Një zjarr i fuqishëm  përfshiu banesën e tyre dhe për pasojë dy të rinjtë, Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjeç nga qyteti i Durrësit ndërruan jetë.

Mediat belge raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten dhe shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë konfirmuar në rrugë zyrtare.

Lajmi i trishtë u konfirmua nga zëdhënësi i zjarrfikëseve, Alain Habilsm i cili deklaroi se mjetet e ndihmës së shpejtë  shkuan menjëherë në vendngjarje, por flakët e fuqishme e bën të pamundur shpëtimin e të rinjve që ndodheshin brenda në banesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet