Zbulime arkeologjike mijëra vjeçare në brigjet e Shqipërisë

Një projekt i përbashkët shqiptaro-amerikan, kanë bërë të mundur zbulimin e amforave në thellësitë e ujërave të Karaburunit.

Ndërkaq, sipas njoftimit thuhet se janë gjetur amfora të paktën 2500 vjeçare në brigjet e Shqipërisë. Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM tha se ka gjetur 22 amfora në shtratin e detit Jon, pranë Karaburunit.

Arkeologu Mateusz Polakoëski u shpreh se beson që amforat janë korinthiane dhe datojnë diku mes shekullit të 7-të dhe të 5-të para erës së re.

Zbulimi i këtyre amforave mund të çojë në gjetjen e mbetjeve të anijes që mendohet të jetë mbytur në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet