Zbardhet vrasja e 48-vjeçares në Tiranë, e helmoi nusja me fostoksinë

Nusja e shtëpisë është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka helmuar vjehrrën. Marjana Cmeta është vënë në pranga të policisë, pasi akuzohet për vrasje. Gjithashtu, janë arrestuar edhe katër persona, pasi akuzohen për: “moskallëzim krimi”. Vrasja e Lirije Lamit ka ndodhur në prill 2017 në Kamzë. Nusja Marjana Cmeta akuzohet se e ka vrarë atë, kurse anëtarë të tjerë të familjes, ku përfshihet vjehrri dhe burri i saj u vunë në pranga pasi nuk kanë kallëzuar ngjarjen. Më 2017, vrasja e Lamit ishte raportuar nga familjarët si vdekje natyrale.

Njoftimi:

Tiranë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më 30 Prill 2017 ku është vrarë shtetasja L.L.

Finalizohet operacioni “Heshtja e zgjatur”.

Në pranga katër shtetas

Nga Sektori i Hetimit te Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni “Heshtja e Zgjatur”, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal “arrest ne burg” të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

1. M.C, 21 vjeç, banuese në Tiran , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. A.L, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. H.Sh, 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. A. S. , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 Prill 2017 , në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja L.L, 48 vjeç, banuese në ish-Frutikulturë, Kamëz .

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja M. C, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës .

Shtetasit e meposhtem :

A. L. (bashkëshorti i viktimës), A. S. (kushëriri i Agimit ) dhe H.Sh kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen .

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.

 

 

 

Të tjera

Abissnet