×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbardhet kërkesa e Metës drejtuar Venecias, ja 8 pyetjet për të cilat kërkon përgjigje Presidenti

Zbardhet kërkesa e Presidentit Ilir Meta drejtuar Komisionit të Venecias  për një ppinion urgjent mbi procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Në kërkesën prej 11 faqesh, Kreu i shtetit parashtron 8 pyetje për Venecian teksa dhe argumenton arsyet që e detyruan të kërkojë nga Komisioni një opinion urgjent.

“Më 25 Prill 2021, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme. Palët e interesuara politike duhet të binin dakord mbi reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe shumë kohë përpara këtyre zgjedhjeve. Si President i Republikës, unë kisha një pritshmëri legjitime që reforma zgjedhore do t’i nënshtrohej një debati gjithëpërfshirës dhe konstruktiv që të reflektonte konsensusin politik ndërpartiak. 2 Megjithëse një paketë konsensuale e reformës zgjedhore u kodifikua në Parlamentin Shqiptar më 23 korrik 2020, shumica socialiste e vrau këtë reformë me ndryshimet pasuese të njëanshme Kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor, përkatësisht më 30 korrik dhe 5 tetor 2020. Rrethana të tilla më detyrojnë mua të kërkoj një opinion urgjent të Komisionit të Venecias duke adresuar 8 (tetë) pyetje në lidhje me këtë proces. Unë jam i sigurt që zyra juaj e mirë do të na sigurojë një udhërrëfyes në funksion të sigurimit të garancive minimale dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme” shkruan Meta në kërkesën drejtuar Gianni Buquicchio, president i Komisionit të Venecias.

Duke shprehur konsideratën më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertët e tij, për rolin thelbësor që Komisioni i Venecias ka luajtur në hartimin e Kushtetutës Shqiptare të vitit 1998 dhe të modifikimeve të vitit 2016, Meta i kërkon Presidentit  Buquicchio të gjejë  sa më shpejt të jetë e mundur, mënyrat e përshtatshme për të dhënë një opinion i cili mund t’u përgjigjet 8 pyetjeve dhe të ofrojë shanset që zgjedhjet e përgjithshme 2021 në Shqipëri të organizohen në një klimë kushtetutshmërie, legjitimiteti dhe me pjesëmarrjeje demokratike.

Pyetjet që Meta i ka parashtruar Venecias

1.A mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme rregullat themelore që rregullojnë konkurrencën zgjedhore, veçanërisht rregullat në lidhje me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, pasi të ketë filluar procesi zgjedhor, dhe vetëm 6 muaj para datës së zgjedhjeve? Sa e rëndësishme është qëndrueshmëria e legjislacionit zgjedhor dhe njohja e ligjit nga konkurrentët zgjedhorë mjaftueshëm kohë përpara zgjedhjeve, për vet cilësinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve?

2. Nëse rregullat, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me transformimin e votave në mandate midis konkurrentëve, ndryshohen në mënyrë të njëanshme dhe shumë afër datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojnë avantazh për partinë që ka paraqitur ndryshimet, a dëmtojnë ose ndikojnë këto ndryshime parimet e qëndrueshmërisë së ligjit, sigurisë juridike dhe rregullave të barabarta të lojës (konkurrimit), të cilat janë kyçe për të përmbushur angazhimet e OSBEsë për zgjedhje demokratike? A e komprometojnë këto ndryshime procesin zgjedhor ? A e 5 Neni 64 i Kushtetutës i ndryshuar më 30 korrik 2020, që vendosi një prag kombëtar. 10 kompromentojnë ato gjithashtu stabilitetin politik nëse bëhen në kundërshtim me konsensusin e 24 janarit dhe 5 qershorit të arritur nga shumica e partive politike?

3. A shkelet përfundimisht parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla në ligjin zgjedhor të miratuara njëanshmërisht dhe me nxitim bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese funksionale e cila mund të kontrollojë pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën dhe me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut?

 4. Ndërsa ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor të 30 korrikut dhe 5 tetorit nuk ishin pjesë e rekomandimeve të hershme të OSBE/ODIHR për Shqipërinë, a është procedura urgjente një motiv i ligjshëm për të justifikuar ndryshimet e njëanshme nga një Parlament i kontestuar, që nuk ka kuorumin kushtetues prej 140 deputetësh? A kishte ndonjë nevojë shtrënguese sipas standardeve ndërkombëtare për t’i modifikuar ato në mënyrë të njëanshme?

5. A është dispozita e futur rishtazi në Kodin Zgjedhor, për të drejtën e Kryetarit të një partie politike për të kandiduar në 4 qarqe zgjedhore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe veçanërisht me parimin e mos-diskriminimit midis kandidatëve dhe votuesve?

6. A e pengojnë rregullat aktuale në fuqi, për mbledhjen e votave dhe shndërrimin e tyre në mandate midis konkurrentëve, veçanërisht ato në lidhje me koalicionet zgjedhore dhe formulën përkatëse për ndarjen e mandateve, futjen e listave të hapura për përzgjedhjen e kandidatëve nga votuesit? Në rast se legjislacioni miraton listat e hapura, ndërsa mekanizmi ekzistues i koalicioneve zgjedhore dhe formula përkatëse për ndarjen e mandateve për koalicionet mbeten ashtu siç janë aktualisht në fuqi, a do të ishte legjislacioni përkatës shqiptar në përputhje me angazhimet e OSBE-së?

7. A i dëmton të drejtat e partive politike dhe elektoratit të tyre, imponimi i njëanshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në lidhje me koalicionet parazgjedhore për të kandiduar me një listë unike? (vota e barabartë e kandidatëve të partive të ndryshme politike brenda një koalicioni; e drejta e përfaqësimit ligjor për të mbrojtur interesin e tyre gjatë procesit zgjedhor; e drejta për kohën e transmetimit dhe qasja në media; e drejta e përfaqësimit në komisionet vendore zgjedhore; e drejta dhe transparenca e financimit)?

8.Duke patur në konsideratë situatën, cila do të ishte një zgjidhje e pranueshme për të siguruar një proces zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet europiane për zgjedhje demokratike dhe të dakordësuara nga të gjithë aktorët kryesorë politikë dhe subjektet zgjedhore, në mënyrë që të shmanget një krizë tjetër zgjedhore dhe politike?

Shqip_Kërkesa-drejtuar-K.Venecias-21.10.2020 by Erjon Dervishi on Scribd

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Emigrantët shqiptar drejt votës së 25 prillit/ Vendimi detyron emigrantët të regjistrojnë adresat dhe vetëdeklarimin

Emigrantët shqiptar drejt votës së 25 prillit/ Vendimi detyron emigrantët të regjistrojnë adresat dhe vetëdeklarimin

Publikuar më 28.11.2020
Një nga sfidat për zgjedhjet në Shqipëri, do të jetë edhe si...

Një nga sfidat për zgjedhjet në Shqipëri, do të jetë edhe sigurimi i votës së emigrantëve. Dje qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për mundësinë e votimit të tyre, por edhe përfitimin e shërbimeve të tjera të një emigranti në Shqipëri. Në fletoren Zyrtare është publikuar Vendimi i Këshillit të Ministrave për Vetëdeklarimin e adresës […]

Lexo më shumë

Festa e Pavarësisë bën ‘bashkë’ krerët e shtetit në Vlorë, Meta e përshëndet, Rama nuk i kthen as kokën (Video)

Festa e Pavarësisë bën ‘bashkë’ krerët e shtetit në Vlorë, Meta e përshëndet, Rama nuk i kthen as kokën (Video)

Publikuar më 28.11.2020
Kreu i shtetit Ilir Meta, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ai i ...

Kreu i shtetit Ilir Meta, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ai i Kuvendit, Gramoz Ruçi janë bërë bashkë me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë në Vlorë. Kreu i shtetit dhe kryeministri janë bërë bashkë në ceremoninë e përvitshme të ngritjes së flamurit kombëtar, ndërkohë që vendosën edhe kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë, […]

Lexo më shumë

Pompeo, Kim dhe Soreca urojnë shqiptarët për festat e Nëntorit: Më të fortë së bashku!

Pompeo, Kim dhe Soreca urojnë shqiptarët për festat e Nëntorit: Më të fortë së bashku!

Publikuar më 28.11.2020
Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar shqiptarët...

Sekretari i Shtetit në SHBA, Mike Pompeo ka uruar shqiptarët ditën e Pavarësisë. Nëpërmjet një mesazhi, Pompeo shkruan se e këtë vit festohet vendimi i BE edhe të hapur negociatat me Shqipërinë, ndërkohë që ka përgëzuar edhe drejtimin e OSBE-së nga ana e vendit tonë. Urimi i plotë: Ndërsa Shqipëria feston Ditën e saj të […]

Lexo më shumë

Ministrja serbe refuzon Cakajn si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Ministrja serbe refuzon Cakajn si “Qytetar Nderi” i Bujanocit: Akuzoi Serbinë për krime lufte dhe gjenocid

Publikuar më 26.11.2020
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Loka...

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradoviç ka refuzuar që ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj të marrë titullin ‘Qytetar Nderi’ në Bujanoc. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë. “26 këshilltarë, kanë propozuar që Ministri Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Ata e kanë dërguar propozimin […]

Lexo më shumë

Wadephul apelon te Shqipëria që të përmbushë parakushtet e BE-së për negociata

Wadephul apelon te Shqipëria që të përmbushë parakushtet e BE-së për negociata

Publikuar më 26.11.2020
Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen ...

Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, ka shprehur dyshime se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë qysh në fund të dhjetorit. Wadephul tha në një takim me […]

Lexo më shumë

Komitetit Teknik merr vendimin për Kuvendin, çfarë pritet të ndodhë të enjten

Komitetit Teknik merr vendimin për Kuvendin, çfarë pritet të ndodhë të enjten

Publikuar më 24.11.2020
Edhe pse pak ditë më parë Komiteti Teknik ndaloi të gjitha t...

Edhe pse pak ditë më parë Komiteti Teknik ndaloi të gjitha takimet me shumë se 10 persona, për Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur të lejojë mbledhjen fizikisht. Duke qenë se në këtë seancë të radhës do të bëhet kalimi i disa ligjeve të cilat nuk mund të kryhen online, Komiteti ka vendosur që të lejojë […]

Lexo më shumë

Mbyllet procesi zgjedhor në LSI/ Silva Caka jep shifrat: Pjesëmarrja 80.7%! 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht, mbi 16 mijë online

Mbyllet procesi zgjedhor në LSI/ Silva Caka jep shifrat: Pjesëmarrja 80.7%! 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht, mbi 16 mijë online

Publikuar më 21.11.2020
Kryetarja e KQZ-së së LSI, Silva Caka ka raportuar shifrat n...

Kryetarja e KQZ-së së LSI, Silva Caka ka raportuar shifrat në përmbyllje të zgjedhjeve brenda LSI. Caka thotë se pjesëmarrja ishte 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online. Ajo shprehet vetë se ishte e surprizuar […]

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria u bashkohen sanksioneve të BE-se kundër Bjellorusisë

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria u bashkohen sanksioneve të BE-se kundër Bjellorusisë

Publikuar më 20.11.2020
Shtatë vende evropiane që nuk janë anëtare të BE-së janë rre...

Shtatë vende evropiane që nuk janë anëtare të BE-së janë rreshtuar me BE-në në sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes brutale të protestave pro-demokracisë, të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht. Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, në një deklaratë më 20 nëntor, tha se shtatë vendet […]

Lexo më shumë