Zbardhet dëshmia e gardistit: E vrava gruan se dyshoja për tradhti

Pasi kanë kaluar disa orë nga krimi i rëndë në familje, ku një gardist qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, janë zbuluar detaje të tjera. 44-vjeçari Alket Arapaj vrau 36-vjeçaren Ervilma Seferi, me armën e shërbimit.

E gjithë skena mendohet se ndodhi në sytë e vajzës 3-vjeçare të çiftit.

Burime pranë uniformave blu thanë se motiv për krimin e rëndë mund të jetë bërë xhelozia në çift. Gjatë deklarimeve paraprake përballë oficerëve të policisë, 44-vjeçari ka treguar se me bashkëshorten pati një debat para se të nisej për në punë. Arapaj ka rrëfyer se kishte nxjerrë armën në një moment gjaknxehtësie, pas dyshimeve se bashkëshortja e tradhtonte, duke qëlluar mbi të plot tre herë. Të njëjtat burime thanë se në disa nga deklaratat, 44-vjeçari ka qenë konfuz.

Çifti jetonte prej disa vitesh në katin e 4 të një pallati, në rrugën “Vangjel Capo”. Sipas fqinjëve, 36-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj njiheshin si familjarë te rregullt dhe madje praktikantë të fesë myslimane.

Prej më shumë se 20 vitesh, Alket Arapaj mbante gradën kapiten. Grupi i hetuesve ka marrë deklarimet e familjarëve dhe fqinjëve për të hedhur dritë mbi motivet e plota të krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet