Zbardhen diskutimet në kampin italian, De Rosi: Ja pse refuzova të futesha në fushë

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Një nga episodet më të diskutuara gjatë ndeshjes së djeshme Itali-Suedi, ku “Të Kaltrit” shkërmoqën ëndrrën e Botërorit Rusi 2018, ishte refuzimi i De Rosit për t’u futur në lojë.

Mediat italiane kanë zbardhur sot diskutimin që ai ka bërë me ndihmësin.

“Për çfarë dreqin duhem unë në fushën e lojës? Mos më ngrini nervat. Më mirë të futet Insinje. Nuk na duhet barazim kjo ndeshje që të jem unë në fushë. Na duhet fitore dhe unë nuk jam sulmues”, mësohet të ketë deklaruar De Rosi kur iu kërkua të bënte nxehmjen për të hyrë në fushë.

Fytyra e De Rosit dhe lojtarëve të tjerë tregonte mungesë qetësie në kampin italian.

Kampioni i botës me Italinë ka folur pas kësaj ndeshjeje duke thënë se donte të largohej nga kombëtarja pas Europianit të vitit 2016.

“Sigurisht që është e dhimbshme që e vesha në këtë mënyrë fanellën e Italisë për herë të fundit. Unë doja të largohesha që pas Europianit, por vendosëm të gjithë bashkë si gardë e vjetër për të punuar dhe për të përgatitur eliminatoret e Botërorit.

Aktivizimi? Isha shumë i revoltuar dhe mendoja se nuk duhesha në fushë. Lojtarë si El Sharaui apo Insinje mund t’i bënin më shumë punë ekipit në ato momente”, ka thënë De Rosi pas ndeshjes.