Zanetti qetëson Buffonin: Rri i qetë

Legjenda e Interit, Javier Zanetti ka uruar nëpërmjet një video mesazhi portierin legjendar të Juventusit, Gianluigi Buffon. Ai i shpreh atij urimet më të mira dhe bën shaka duke i thënë se nuk do të ndodhë asgjë e keqe tani që mbushe 40 vjeç. “Çkemi Xhixhi!

Më në fund edhe ti arrite në moshën 40-vjecare. Rri i qetë se nuk ka për të ndodhur gjë. Tani fillon jeta e vërtetë. Të përqafoj!”, është urimi i argjentinasit, Javier Zanetti. Pak ditë më  parë Buffon mbushi 40 vjeç dhe pensionimi i tij nga futbolli është thjeshtë çështje kohe.

Ai ka paralajmëruar se do të largohet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni, por me rastin e ditëlindjes së tij i ka bërë një kërkesë drejtuesve të bardhezinjve që të rinovojë kontratën edhe për një tjetër sezon.

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet