Zagreb, Vuçiç ishte nxitës i luftës, në Kroaci duhet të bëjë një gjest paqeje

Vizita e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Kroaci, ka shkaktuar reagime të ashpëra, e njëra ndër to është edhe ajo e Ish-Presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviç i cili i kërkon presidentit serb që të nderoj viktimat civile të luftës në Mirigoj.

“Vuçiç ka pasur një rol shumë specifik gjatë luftës. Për dallim nga Boris Tadiç, ai ka marrë pjesë në nxitje të luftës. Për këtë arsye, po të isha në vendin e tij, me ndonjë gjest do të tregoja se udhëheq politikë paqësore dhe që më vjen keq për tmerret e luftës”, tha ai për gazetën “Danas” të Beogradit.

“Nuk do të thotë që gjesti të jetë sikur i Brandtit, por, për shembull, vendosja e luleve në përmendoren për viktimat civile të luftës në Mirogoj do të pritej mirë”, tha ish-presidenti kroat.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vizitën e tij në Kroaci e fillon sot në orën 10:30, ku me një ceremoni zyrtare do të pritet nga Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç, për të vazhduar me një takim kokë më kokë për një orë. Vuçiç do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit kroat në Zagreb, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të dy shteteve dhe nesër do të zhvilloj një takim në Vërginmost, për t’iu drejtuar në fund pakicës serbe në Kroaci, në Këshillin Nacional

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet