Zaev pret Mitchell-in: Maqedonia drejt integrimit, mirëpresim ndihmën e SHBA mbi emrin (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev zhvilloi sot një takim me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit Wess Mitchell, ku theksoi se Maqedonia mbetet e përkushtuar në partneritetin me SHBA-të.

“Informova zotin Mitchell se ne vendet e Ballkanit Perëndimor kemi bërë hap për tejkalimin e problemeve dhe stereotipave, në këtë drejtim po punojmë edhe në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët me shtetin fqinjë Greqinë, rreth çështjes së emrit”, tha Zoran Zaev, duke shtuar se: Maqedonia ka bërë një hap të madh para drejt integrimit në BE, andaj edhe me të drejt pret që gjatë muajit prill të merr rekomandim të pakushtëzuar, derisa gjatë muajit korrik edhe ftesë për t’u bërë anëtare e plotfuqishme e NATO-së”.

“Kemi shprehur gatishmëri për dialog të vërtet, reformat duhet të vazhdojnë sepse hapin rrugën drejtë BE-së”, tha Zaev. Më tej kreu i qeverisë shtoi se: “Çdo ndihmë në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit është e mirëseardhur, sidomos kur një ndihmë e tillë vjen nga një aleat siç është SHBA”.

“Çështja e emrit zgjat që 25 vjet dhe është e tejet e ndjeshme, e rëndë. Çdo mik që do ti ndihmojë Maqedonisë për ta zgjidh këtë çështje, posaçërisht një mik siç është SHBA-ja është shumë e mirëseardhur. Ne me Bullgarin e zgjidhjen në mënyrë bilaterale, shpresoj që edhe me Greqinë ta zgjidhim këtë çështje dhe t’i njoftojmë miqtë tanë se problemin e kemi zgjidhur, por edhe çdo ndihmë në ketë drejtim është e mirëseardhur, sidomos kur vjen nga një aleat siç janë SHBA-të”, tha Zaev.

Ndërkaq, ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi theksoi edhe një herë  se SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë në rrugën e euro integrimeve dhe i vlerësoi pozitive hapat pozitive të Maqedonisë.

“Me kryeministrin Zaev biseduam për bisedimet me Greqinë, forcimin e ekonomive te vendeve të rajonit dhe mbi te gjitha folëm për rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike. SHBA-të mbështesin dhe do vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë në përmbushjen e reformat për të hyrë në BE dhe për tu bërë pjesë e NATO-s”, u shpreh Wess Mitchell.

I pyetur nga gazetarët nëse diplomacia amerikane do të kyçet në procesin e zgjidhjes së emrit në rast të ndonjë ndërlikimi Mçel tha se SHBA-të duan të ndihmojnë në mënyrën e duhur.

Të tjera

Abissnet